NGA HOLANDA | “Milani nuk heq dorë, vjen oferta e re e Maldinit për lojtarin e Ajax”

Koha leximit:1 Minute, 56 Second

Puna e drejtuesve të Milanit vazhdon në kuadër të sezonit të ardhshëm. Kuqezinjtë po studiojnë zgjidhje me kosto të ulët për të përfshirë lojtarë të rëndësishëm në skuadrën e Pioli, në mënyrë që të mund të përqendrojnë të gjithë buxhetin në role të caktuara.

Po bëhen vlerësime për rolin e mbrojtësit të djathtë. Nëse nga njëra anë, qëndrueshmëria e Davide Calabria, njeriu gjithnjë e më kyç i kësaj skuadre, merret si e mirëqenë, nga ana tjetër investimi te Alessandro Florenzi do te ishte garanci edhe me e madhe.

Por nuk përjashtohet që në atë rol ata të ndryshojnë gjërat në funksion të sezonit të ardhshëm. Kjo mund të jetë një ceshtje për t’u shqyrtuar më vonë, por, në fakt, tashmë vijnë lajme merkatoje, këtë herë nga jashtë.

Thashethemet flasin per një rikthimi të kuqezinjve ne sulm per Noussair Mazraoui, mbrojtësi i krahut të Ajax-it, i cili tashmë është afruar ne skadim kontrate dhe nuk do te vazhdoje ne Holandë.

De Telegraaf thotë se Maldini i bëri një propozim të ri mbrojtesit maroken javën e kaluar, pasi ai kishte refuzuar një të mëparshëm disa muaj më parë.

Anësori maroken ka një kontratë ne skadence dhe në fund të sezonit ai do të akordohet diku tjetër. Mundësia e marrjes së lojtarit falas, duke shtuar komisionin e agjentit të tij, të njohurit Mino Raiola, ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të jenë interesuar për të.

Përveç kuqezinjve, në fakt, gazeta holandeze përfshin në gjurmët e tij edhe Borussia Dortmundin dhe Barcelonën.

Klubi Blaugrana është në pole pasi presidenti Laporta dhe këshilltari i tij Jordi Cruyff takuan Raiolën në fshehtësi të madhe, për të folur si për të ashtu edhe për sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Disa interesa kanë ardhur edhe nga Premier, por aktualisht Anglia nuk do të ishte destinacioni i preferuar i lojtarit, i cili ndërkohë po përgatitet për muaj të rëndësishëm me Ajax-in, i cili është ende në garë në Champions League dhe lufton për titullin kombëtar. .

Mazraoui po e bën veten protagonist të një sezoni të shkëlqyer: tashmë 5 gola në 20 paraqitje në ligë për të, jo keq për një mbrojtës.

Ardhja e tij mund të çojë edhe në një ndryshim hipotetik të taktikes për Stefano Piolin, duke qenë se 24-vjeçari di të shprehet mirë edhe si anësor në pesëshen e mesfushës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %