Nga Milani në Serinë B spanjolle: duhej të ishte “Tiago Silva i ri” por kuqezinjtë e hoqën me 3 mln euro

Koha leximit:2 Minute, 3 Second

Historia e futbollit është plot me lojtarë që në moshë shumë të vogël krahasohen me kampionë dhe më pas nuk arrijnë nivele të larta. Shumë shpejt ata janë trashëgimtarë të caktuar të disa lojtarëve kryesorë dhe këto krahasime shpesh gjenerojnë më shumë dëm sesa dobi…

Ndër djemtë që mbërritën ne Milanello dhe që dukeshin të destinuar të kishin një karrierë më të mirë se ajo që patën më vonë, është Rodrigo Ely. I rritur në sektorin e të rinjve Gremio, ai iu bashkua kuqezinjve në vitin 2010 dhe luajti në Primavera deri në vitin 2012.

Dikush kishte guxuar ta quante “Tiago Silva i ri”, ndoshta më shumë për origjinën e tij braziliane sesa për cilësitë e tij aktuale, por djali dukej premtues. Pas huazimeve te Reggina dhe Varese, ai ishte transferuar direkt në Avellino. Sezoni i mirë në Campania e lejoi atë të kthehej në Milanello në verën e 2015.

Sinisa Mihajlovic në parasezon e futi shpesh titullar me Alessio Romagnolin dhe ai u dallua pozitivisht. Por në javën e parë të Serisë A, paraqitja e tij ndaj Fiorentinës ishte një katastrofë, me një te kuqe shoqeruese. Më pas ai grumbulloi vetëm dy paraqitje të tjera, edhe për shkak të lëndimeve. Shansi i tij i madh u humb shpejt.

Ely nuk ishte më pjesë e planeve të Milan dhe në janar 2017 ai u transferua te Alaves me një huazim të thatë, të cilin verën e ardhshme vendosi ta blinte plotësisht për rreth 3 milionë euro. Ai qëndroi në La Liga deri në vitin 2021, duke arritur 85 paraqitje dhe 5 gola.

Pasi mbeti pa kontrate, mbrojtësi i lindur në 1993 u transferua në Angli te Nottingham Forest, një klub historik që luan në Champions. Eksperienca zgjati deri në janar të vitit 2022, kur ai ndërpreu kontratën pasi nuk kishte mbledhur asnjë paraqitje!

Ai nuk gjeti menjëherë ekip të ri, vetëm në orët e fundit u bë e ditur nënshkrimi i tij nga Almeria, e cila luan në Segunda Division. Një vit kontratë me opsion për dy sezone të tjera. Ely rinis nga Spanja, nga kampionati i kadetëve!

Te Almeria ai gjen një tjetër lojtar që takuam në Itali: Umar Sadiq, një ish-sulmues i Spezia, Roma dhe Torino, i cili deri më tani ka shënuar 13 gola dhe 9 asistime në 25 ndeshje në këtë Segunda Division. Skuadra e drejtuar nga Rubi është e dyta në renditje me Real Valladolid (në pronësi të Ronaldo Fenomenit), -1 nga liderët Eibar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %