NGA SPANJA: “Jose Mourinho tentoi goditjen e madhe nga Milani, por dështoi!”

Koha leximit:1 Minute, 11 Second

 

Pasi humbi verën e shkuar si Hakan Calhanoglu (Inter) ashtu edhe Gianluigi Donnarumma (PSG) Milani në fund të këtij sezoni pritet të përshëndetet edhe me dy futbollistë të tjerë: kapitenin Alessio Romagnoli (destinacioni ende për t’u vendosur) dhe Franck Kessie (pranë Barcelona-s)

Klubi kuqezi është duke punuar për të gjetur zëvendësuesit, teksa mund të bëjë edhe një tentativë të fundit me kapitenin, pasi ka arritur të ofrojë 2.8 mln euro në sezon, pak më shumë se gjysmën e rrogës së përfituar këtë vit nga mbrojtësi italian: 5.5 mln euro…

Sven Botman është thuajse i marrë, pritet vetëm akordi Milan-Lille, pasi me agjentët e holandezit është gjetur gjuha e përbashkët prej 3.5 mln eurosh në sezon bashkë me bonuse për 5 vitet e ardhshme…

Ndërkohë, flitet me Mendes për Renato Sanches, por do të ketë edhe ndonjë afrim tjetër në sulm, me Belottin si ide me parametra zero.

E teksa Milani mendon për afrime dhe largime, një lajm i bujshëm ka ardhur sonte: sipas asaj që shkruajnë në Spanjë (“ElNacional.Cat”) Roma kishte tentuar ne sajë të Jose Mourinho-s për të marrë Kessie me zero në fund të sezonit…

Asgjë për të bërë: rroga që kërkon mesfushori nuk futet në parametrat e verdhekuqve që kanë arritur deri në 6 mln euro në sezon. Barcelona ka gati 8 mln euro bashkë me bonuse dhe destinacioni i Ivorianit do të jetë pikërisht aty…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %