
Nisin memet: Pas Bashës, edhe Donaldi nis betejën për humbjen në Big Brother
Për 4 muaj me radhë, qytetarët shqiptarë u mbajtën të gozhduar pas ekranit për të ndjekur hap pas hapi lojën e banorëve në Big Brother Vip.
Mbrëmjen e kaluar i gjithë show përfundoi duke shpallur fitues balerinin, Ilir Shaqirin. Por, ajo që ra në sy gjatë dhe pas përfundimit të spektalit ishin memet që mbushën rrjetin .
Në memet e shpërndara në rrjetet sociale nuk munguan as “përfshirja: e politikanëve. Pasi ka humbur finalen duke mos arritur të fitojë çmimin e madh rrjeti nuk ka kursyer as aktorin Donald Veshaj.
Lufta sapo ka filluar është një nga memet që u shpërnda me shpejtësi në rrjet ,duke kujtuar deklaratën e famshme të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e tyre, duke u shkëputur nga fragmeti kur ishte pjesë e emisionit të vëllezërve Veshaj.
Kujtojmë se spektakli i mbrëmshëm ishte një maratonë e vërtetë që zgjati mbi 6 orë transmetim direkt me shumë emocione dhe surpriza pa fund.