“Një 63-vjeçare me fytyrën e një fëmije”, sa prej jush e njohin këtë Perëndeshë?

Koha leximit:47 Second

Ajo cilësohet si Mbretëresha e muzikës pop, me një karrierë gati katër dekada. Megjithatë, Madonna duket ende si një adoleshente, të paktën sipas fansave të saj.

Këngëtarja 63-vjeçare postoi disa foto të saj të fundit në rrjetet sociale, ku kishte përdorur edhe filtra nga Instagrami (patjetër!).

Fansat reaguan menjëherë, duke lënë pas projektet e këngëtares dhe u morën më shumë me pamjen e saj. “Ajo duket si 16 vjeç. E ka fytyrën si një fëmijë”, shkroi dikush në rrjetet sociale.

Një tjetër nga fansat e quajti këngëtaren e madhe “Perëndeshë”, ndërsa një tjetër shkroi se ajo duket thjesht fantastike dhe spektakolare.

Megjithatë, nuk ishin të pakët ata që ngritën dyshime ndaj yllit të popit për ekzagjerimin e përdorimit të programit Photoshop, mjaft i përdorur nga personazhet VIP.

“Na trego fytyrën tënde të vërtetë”, shkroi dikush. Mbetet për t’u parë nëse Madonna do të bëjë një reagim për këtë. Jemi të sigurt se fytyra e saj është yll.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %