Një burrë shkoi të ankohej te një njeri i ditur për gruan e tij, merr përgjigjen që nuk e priste

Koha leximit:1 Minute, 21 Second

Nje burre shkoi te ankohej tek nje njeri i ditur per gruan e tij, me qellim per te mare nje keshille te zgjuar. Nuk po ia dilte ndryshe.

Burri tha: “I nderuar, kam ardhur te shpreh nje shqetesim te madh. Ime shoqe eshte bere e padurueshme. Nuk mundem me, ajo vetem me shan, uleret dhe me mallkon gjithe diten. U bene 20 vite i njejti avaz, por me humbi durimi”.

Burri i urte, buzeqeshi dhe i tha: “Biri im, eshte shume e thjeshte zgjidhja e hallit tend. Duhet vetem ta pergezosh dhe ta falenderosh gruan tende ne çdo rast qe te vjen si mundesi”.

Ai vijoi me tej me keshilla per burrin demek fatkeq. “Beji komplimente pa fund, edhe kur ajo te mallkon. Ke per te pare qe ajo do ndryshoje si nata me diten”. Shume i lumtur, ai u kthye ne shtepi dhe ne mendje kishte keshillat e njeriut te ditur. U ul per te ngrene dreke dhe dukej i motivuar.

Ne momentin qe provoi ushqimin, edhe pse ishte supa me e shpifur qe kish provuar ne jeten e tij, tha duke buzeqeshur: “Te lumshin duart moj grua, supe me te shijshme nuk kam ngrene kurre ne jeten time!”

Gruaja iu pergjigj: “Te hengert nje mortje ishalla o Zot, te kam gatuar gjithe jeten dhe nuk me ke thene nje here te vetme nje fjale te mire. Sot qe te solla gatimin e shpifur te komshijes, u shkrive ne komplimente!”

Mësimi: Nganjehere, sado qe te mundohemi, nuk mund ta ndryshojme dot fatin tone. Gjerat jane te shkruara dhe nuk i kemi ne dore gjithmone. Sigurisht, historia ka edhe pak humor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %