Një fjali e Lele Adanit tremb tifozët e Milanit mbi Rafa Leao-n!

Koha leximit:1 Minute, 59 Second

Gazeta Tuttosport e cilëson Leaon si “yllin e ri” të Milanit. “Zoti driblim në kërkim të lavdisë”, shkruan gazeta e njohur sportive, e cila më pas raporton disa shifra të talentit portugez, dribluesit më të mirë në Serinë A me 67 të suksesshme (mesatarja është 2.8 të finalizuara për ndeshje). Jo vetëm kaq: Rafael, i cili ka shënuar 11 gola këtë sezon, është lojtari i Milanit që ka bërë më shumë goditje drejt portës (62) në këtë kampionat.

Një rritje e dukshme, e tejmbushur, ajo e Rafael Leaos. Portugezi – duke nisur nga ky sezon – ka ndërruar marshe në krahasim me sezonet e kaluara dhe po udhëheq Milanin.

Klubi kuqezi, nga ana e tij, ka nisur tashmë bisedimet për rinovimin e kontratës për të bllokuar një futbollist të destinuar për t’u bërë një top-player autentik. Por kujdes nga disa shqetësime që vijnë nga Spanja.

“Corriere dello Sport” në fakt raporton zërat që vijnë nga gadishulli Iberik që flasin për Barcelonën në kontakt me agjentin Jorge Mendes për numrin 17 të kuqezinjve. Blaugrana, pas një krize evidente që solli largimin e Lionel Messit, duket se janë rikthyer në rrugët e duhura nga pikëpamja financiare.

Për këtë arsye ka nisur riorganizimi i skuadrës. Leao në fokusin e Barcelonës: një situatë për t’u monitoruar ditë pas dite! Natyrisht, deri tani jemi vetëm në krahun e sondazheve…

Sakaq, për t’u theksuar se oferta e Milanit prej 4.5 mln euro në sezon rrogë është aty mbi tavolinë dhe si agjenti ashtu edhe lojtari kanë dhënë “ok” por pa u mbyllur çështja e gjyqit me Sporting që ka shkuar në Apelin e lartë pasi CAS u prononcua dhe dënoi Lille, asgjë nuk do të kemi në këtë front.

Por, kujdes sepse fjalia e Lele Adanit te Bobo TV ka bere qe shume milaniste te dridhen. “Dy top player jane momentalisht te Milani qe do te luanin kudo: Theo Hernandez dhe Leao! I pari sapo ka rinovuar, i dyti ende… Dhe kujdes, sepse telefonata andej nga Premier mund te vije shpejt”, e teksa e bente kete deklarate, ish-futbollisti bente me shenje te bluza e tij, qe ishte ajo e Manchester City.

Nuk eshte mister qe Pep Guardiola preferon futbollistet me talent, teknike, te shpejte dhe qe jane te paparashikueshem. Ne fakt, me Guardiola nuk ka role fikse dhe nje sulmues krahu luan edhe ne qender dhe ne mesfushe here pas here…

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %