Një pyetje serioze: Çfarë po i thotë Rama kryeministrit anglez?

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Kryeministri Edi Rama dje takoi homologun e tij britanik, Boris Johnson, në Londër. Kryeministri njoftoi në faqet e tij zyrtare se ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër.

Atje ai ka marrë një delegacion shqiptar dhe ka marrë pjesë në Samitin e pestë të BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Selinë e BERZH-it në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

Rama tha në BERZH: “Investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera këtu të pranishme është më shumë se të investosh në një vend. Është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm ende të pashfrytëzuar”.

“Sa për Shqipërinë individualisht, besoj se tashmë jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm”.

“Po shohim, nga ana tjetër, gjithmonë e më shumë, të ndodhin gjëra në sektorin energjetik që është strategjik, jo vetëm për ne, por edhe për kohët në të cilat jetojmë”.

Rama postoi dje një foto me kryeministrin Boris Johnson dhe u duk sikur donte të tregonte një gjë me atë foto, bazuar te gjestikulacionet e tij. Rrjedhimisht, lind pyetja: çfarë po i thoshte ai britanikut?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %