“Njëri me motor, tjetri si dem”, Sacchi veçon dy kuqezi ndaj Napolit. Pastaj shton: Dikush nuk e thotë këtë fakt mbi renditjen

Koha leximit:1 Minute, 46 Second

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit dhe Italise, por edhe njeriu që shënoi një pikë kthese në futboll duke e revolucionarizuar ashtu si Pep Guardiola dhe Cruijff dikur, dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ndërhyri për të analizuar Napoli-Milan:

“Fitorja e merituar? Unë do të thosha po. Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme, si nga ana e Milanit ashtu edhe nga ana e Napolit. Ata kishin frikë të rrezikonin, padyshim.

Portierët nuk janë përfshirë pothuajse kurrë, nuk ka pasur asnjë shans real apo veprime vetjake. Më pas, goli i Giroud theu ekuilibrin”.

“Një ndërhyrje që në të njëjtën kohë është rezultat i instinktit dhe arsyetimit. Shikojeni mirë veprimin: ai kthehet nga pozicioni jashtë loje, kështu që ka idenë që të mund të marrë pjesë në aksion dhe më pas me instinkti i sulmuesit vendos këmbën e tij për të dërguar topin në rrjetë. Ekzekutim perfekt”

“Nga katër më të mirat në Serie A ne renditje, Milani është klubi që ka shpenzuar më pak. Më pak se Interi, më pak se Napoli dhe më pak se Juve.

Kjo do të thotë se menaxherët kanë qenë të mirë në mbajtjen e buxheteve të tyre në rregull dhe ndërtimin e një ekipi shumë konkurrues. Chapeau!”.

“Kush më pëlqeu më shumë te Milani? Dy mbi të gjithë: Leao dhe Hernandez. Leao duket se ka një motor, ndërsa të tjerët ngasin një biçikletë. Ai synon kundërshtarin dhe e kërcen me lehtësi mbresëlënëse.

Tani duhet të bëhet i zoti për të dhënë vazhdimësi te veprimit të tij. Dhe pastaj Hernandez, kur është fizikisht ne rregull, është me të vërtetë dem: ai ka forcë dhe qëndrueshmëri!

Nuk dorëzohet kurrë. Në minutat shtese kishte energjinë për të bërë një sprint gjashtëdhjetë metra dhe për të dhënë një asist për Saelemaekers. Gjithashtu më pëlqeu shumë Bennacer: i shkëlqyeshëm në fazën e presingut dhe në shpërndarjen e lojës. Dhe pashë që Kessie të rritej gjithashtu”

“Scudetto? Nese Milanit nuk i hyp vetja ne qejfe pas kesaj fitore, mund t’ia dale. Ka nje grup qe funksionon ne harmoni dhe bashke dhe nese eshte keshtu, veshtire se e mund dikush”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %