NOTAT E NAPOLI-MILAN | Giroud dhe sërish putra fituese, xhepat e Kalulu tani po zgjerohen. Saelemaekers, çfarë bën?!

Koha leximit:3 Minute, 16 Second

Kuqezinjte fitojne ne Napoli dhe ka shume nota pozitive mes ekipit kuqezi. Nje tjeter ndeshje e madhe qe nuk eshte gabuar, pas derbit ndaj Inteirt. Këto janë notat e Napoli-Milan sipas MilanNews.

Maignan 6.5: i vëmendshëm ndaj dy goditjeve të Oshimenit në pjesën e dytë. Bravo në daljet e larta dhe duke shfrytëzuar, me inteligjencë, riveniet e tij për të kaluar vijën e presionit të Napolit.

Calabria 6.5: Insigne nuk është në një mbrëmje të mrekullueshme dhe Mario Rui kurrë nuk e kalon atë. Kështu kapiteni, krahasuar me herët e tjera në të cilat duhej të qëndronte më i bllokuar, i lejon vetes disa dalje në gjysmën e fushës së Napolit. Goditja e tij, pak e rrëshqitshme,  bëhet asistimi për golin e Giroud. (80′ Florenzi pa note).

Tomori 7: me Kalulu duket se ka një kimi të veçantë. Nuk heq dore asnje centimetër kur 9-ta e Napolit, Osihmen, kalon në zonën e tij dhe më pas ai është një ndihmë thelbësore për Pierre kur duhet të dyfishojë gjithmonë qendërsulmuesin e Napolit. I përkryer në çdo rast!

Kalulu 7: nuk është më një surprizë. Ai ka një prirje të veçantë për lojëra të mëdha dhe sërish këtë mbrëmje del në qendër të vëmendjes duke anuluar Osimhenin, i cili përpiqet t’i ikë me shpejtësi, por gjen dikë që e mban shkelqyer duke e futur ne xhep! Tani xhepi duhet me i madh sepse sulmuesit qe po perfundojne jane te shumte…

Theo Hernandez 6.5: ka për detyrë të pastrojë krabhun që studion Spalletti në korsinë e majtë dhe e bën mirë. Kur Insigne ose Lobotka nuk i shkurtojnë hapësirat, hapen ato metra që ai dhe Leao përpiqen t’i bëjnë vendimtare. Ai angazhon Ospina me një goditje me të majtën dhe vendos Saelemaekers perpara porte për 0-2 por belgu gabon.

Bennacer 7.5: na tregoni nëse keni ndonjë hologram të Isamelit në fushë, sepse ishte kudo. Një paraqitje super nga lojtari i Milanit, i cili nderton, dyfishon, shkurton dhe e vë Ospina në prove me një të majtë të bukur. I mungonte shumë ekonomisë taktike të skuadrës dhe tani në këto nivele po bën diferencën!

Tonali 6: Nuk shkëlqen në transmetimin e topit, por një gjë duhet pranuar: këmbët nuk i dridhen asnjëherë edhe kur nuk është në gjendje të mirë (nga 68′ Krunic 6: hyn për të krijuar dendësi dhe për të vënë kilogramë e centimetra. E bën me përkushtim dhe aplikim).

Messias 5.5: pranë golit në këndoren e Tonalit, por Orsato kishte ndalur gjithçka. Mendohej se mund ta vinte Mario Rui në më shumë vështirësi, por nuk ndodhi (nga 80′ Saelemaekers 5.5: gllabëron golin e mundshem te 0-2).

Kessie 7: si mesfushor sulmues lëviz në hapësira dhe më pas në fazën e moszotërimit është i pari që ngre presionin. Ai fiton një sasi mbresëlënëse topash dhe edhe kur kalon mesfushen, nuk humbet asnjë. Lufton në finale për të mbajtur topin në kendore, si në Bergamo sezonin e kaluar!

Leao 6: kur arrin të thyejë mbulimin e dyfishte, krijon diçka të rëndësishme. Një goditje e dobët drejt portës së Ospinës dhe dy topa të rrahur në qendër të zonës që nuk gjejnë shokët e skuadrës. (nga 90′ Ibrahimovic pa note).

Giroud 7: Koulubaly dhe Rrahmani janë dy lojtare fizike kundër të cileve duhet luftuar dhe ata gjithashtu përpiqen ta eliminojnë atë. Ai i reziston prerjes së shkaktuar nga takat e Koulibaly, krijon hapësira, lufton, mban topin dhe më pas gjen putrën e tre pikëve që i jep Milanit një fitore shumë të rëndë. (nga 68′ Rebic 6: futet ne vend te Giroud kur loja, paradoksalisht, bëhet edhe më e komplikuar për ata që janë përballë. Më mirë në finale kur, ne anesore, mban topat për të kaluar kohën).

Pioli 7.5: ishte një provim shumë i vështirë, por e kaloi si ne derbi! Kessie mesfushor sulmues dhe Kalulu qe anulon Osimhen. Ndeshje e madhe për të dhe për Milanin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %