“Nuk e lëviz njërën dorë kurrë”, ekspertët shpjegojnë lëvizjen statike të Putinit

Koha leximit:1 Minute, 32 Second

Deri tani askush nuk e kishte vënë re detajin unik në ecjen e Presidentit Vladimir Putin. Në një artikull të “The Mirror”, ky detaj mund të lidhet me trajnimin e KGB-së.

Në të gjitha daljet publike Putinin shfaqet duke ecur me një këmbë të ngurtë, të përhequr pas dhe një krah të djathtë që mbetet po i ngurtë duke mos e lëvizur.

Ndërkohë krahu i majtë i Putinit lëkundet në anën e tij. Studiuesit besojnë se mund të lidhet me trajnimin që ai ka marrë kur ishte pjesë e KGB-së Sovjetike ku ai u ngrit në gradën e nënkolonelit përpara se Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej.

Studiuesit, me bazë në Portugali, Itali dhe Holandë, shkruajnë: “Sipas këtij manuali, operativët e KGB-së u udhëzuan të mbanin në dorën e djathtë afër gjoksit dhe të lëviznin përpara me njërën anë, zakonisht me të majtën, me sa duket duke u dhënë mundësi të nxjerrin ar.mën me të cilin mbrohen sa më shpejt që të jetë e mundur kur përballen me dikë”.

Ish-sekretari i Jashtëm Lord David Owen tha se ai dyshon për përdorimin e steroideve për shkak të ndryshimeve në formën e fytyrës së Putinit, të cilat mund të shkaktohen nga ilaçet për rritjen e muskujve.

“Shikoni fytyrën e tij, shikoni se si ka ndryshuar ai tani ka një fytyrë ovale. Njerëzit që thanë, oh, është operacion plastik apo botox, nuk e besoj fare këtë. Ai është ose me steroid anabolikë si bodybuilder – dhe është shumë krenar për muskujt dhe zhveshjet deri në bel dhe gjithçka si kjo, ose është me kortikosteroide. Nëse merr këto barna, të jep këtë fytyrë”.

“Ky njeri ka qenë në izolim të plotë, nuk do të shohë askënd, qëndron me kilometra larg, presione të jashtëzakonshme. Gjë që tregon se ai është në një steroid dhe ndoshta, ndoshta, një kombinim i të dyjave”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %