“Nuk e tradhtoj kurrë”, regjisori i Big Brother e thotë publikisht banorin e tij të preferuar

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

duart Grishaj, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij si regjisori i reality show-t, “Big Brother VIP” dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.

Regjisori i njohur ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.

Partneri i moderatores së dashur për publikun, Arbana Osmani, gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej”.

“Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin”, u shpreh Eduardi.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin. “Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %