
“Nuk hahet haku i një populli”, Elgit Doda i del kundër Top Channel-it prej Donaldit
Miku i ngushtë i Donald Veshajt, Elgit Doda, ka reaguar pa dorashka për pakënaqësinë e tij që aktori nuk e fitoi edicionin e parë të Big Brother VIP.
Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se “i drejti fiton një ditë”. “Nuk hahet haku i një populli”, shkruan sërish Elgiti në “Instastory”.
Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, Elgiti shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’. Kujtojmë që këngëtari i njohur ka dalë publikisht në krah dhe në mbështetje të aktorit të humorit.
Kjo ka ndodhur qysh ditën e parë që ky i fundit u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Problemi i tij ishte se ishte Ilir Shaqiri ai që u shpall fitues mbrëmjen e 18 shkurtit, duke marrë me vete edhe çekun me 100 mijë euro.
Balerini i mirënjohur fitoi zemrat e shqiptarëve duke u kurorëzuar fitues pas 120 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për të kanë respekt të gjithë.
Ilir Shaqiri mbrëmë festoi triumfin e tij fillimisht në muret e shtëpisë, ku Top Channel organizoi një festë, dhe më pas në hotel bashkë me gruan e tij dhe prindërit.