“Nuk kam frikë, do qëndroj në Kiev!”, shqiptari flet nga Ukraina

Koha leximit:1 Minute, 16 Second

Gazetari i njohur i Top Channel, Artur Bibe, është duke udhëtuar për në Kiev, ku prej 14-ditësh është nën euforinë e vazhdueshëm të forcave të Vladimir Putin.

Gjatë lidhjes live me emisionin “Wake Up” në Top Channel, gazetari tha se kanë pasur një udhëtim të vështirë, pasi kanë pasur ndalesa dhe kontrolluar nga ushtarët. Bibe tha se është në tren dhe po shkon në Kiev.

“Është e vështirë, por do arrijmë. Janë gjithë kolegët grekë që na presin aty. Shpresojmë të shkojë çdo gjë mirë”, tha Arturi. I pyetur nëse ishte vendim i vështirë, Bibe tha “po”, por që ky është misioni i tij.

“Natyrisht që është vendim i vështirë. Ne jemi këtu për të bërë atë që njerëzit kanë frikë. Duke treguar dhimbjen e njerëzve, me fuqinë tonë ta ndalojmë këtë, është detyra jonë.

“Rrezikojmë, por është një detyrë civile. Rrezikohet jeta, por dikush duhet ta bëjë. Nuk kemi ardhur për turizëm, por për të treguar vuajtjet e njerëzve”, tha gazetari i Top Channel.

Ndërsa për trenin që po udhëtonte, ai tha se “është i vjetër, por i mbushur plot”. “Nuk kam asnjë ndjenjë frike dhe jam shumë i qetë.

“Lajm i mirë është se deri në darkë nuk kemi frikë se do të ndodhë gjë, lajmi i keq është se forcat ruse në distancë po e rrethojnë Kievin në mënyrë që të dorëzohet. Shpresojmë mos të ndodh shpejt dhe të ketë negociata. Unë do të qëndroj sa të jetë e nevojshme që të informoj ata që kuptojnë shqip”, tha Bibe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %