“Nuk më lumturojnë golat te Milani, por diçka tjetër” Messias rrëfehet dhe pastaj fikson dy objektiva

Koha leximit:2 Minute, 11 Second

Junior Messias ishte një nga lojtarët më të përfolur të merkatos së fundit, mes atyre që i besuan menjëherë dhe atyre që dyshuan për shkak të moshës së tij por sidomos karrieres se nisur mes profesionisteve vetem pas 25 vjec…

Pasi mbërriti në majë të gishtave, mes pikepyetjeve, teksa faza pergatitore ishte e gjate, ashtu si edhe renia pas demtimit, tani ai fillon të gdhende hapësirën e tij në ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli.

Fillimi i tij në sezon nuk ishte i lehtë. I mbërritur, siç u përmend tashmë, mes dyshimeve të tifozëve, ai u ndal në pjesën më të madhe të pjesës së parë të kampionatit për shkak të një gjendjeje fizike dhe atletike jo më të mirën.

Atyre iu desh pak kohë që të riktheheshin në formë, por pavarësisht kësaj klubi e ka pritur gjithmonë. Dhe mesa duket ka bërë mirë, sepse Messias ka treguar se ka cilësitë e Milanit. Ai e tregoi disa herë, më pas goli me Atletico Madrid në minutat e fundit në Wanda Metropolitano e çoi në Parajsë…

Një gol i rëndësishëm dhe i mrekullueshëm për atë që është historia e Messias. Deri para disa vitesh ai luante në kategorine e peste, tani në Serie A, në Milano, për atë që është quajtur një përrallë e vërtetë.

Por mos guxoni tia thoni atij… Për të nuk është një përrallë, por ajo që është e bukura që i ka ndodhur është rezultat i punës së vazhdueshme dhe të përditshme.

Nga Crotone, ai u transferua në Milano në moshën tridhjetë vjeçare. Ai nuk është shumë i ri, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të japë kontributin e tij në kauzë.

Në podkastin e titulluar “Racconti Rossoneri” (Tregime kuqezi) dhe prezantuar nga Mauro Suma, Messias foli për qëllimet e skuadrës dhe se si është të luash për Milanin.

Sa i përket pyetjes së parë, Junior duket se nuk ka dyshime dhe është i vendosur të pranojë një gjë: “Mendoj se edhe unë si individ dhe ekipi si kolektiv jemi në gjendje të arrijmë objektivat tona, që janë fitorja e Scudettos dhe Kupa e Italise.

Liga e Kampionëve do të kishte qenë një ëndërr, por nuk shkoi ashtu siç donim. Tani do të ishte mirë të fitonim këto dy trofe”.

Për golat në San Siro dhe dashurinë e tifozëve: “Të shënosh në shtëpi është një gjë e bukur, me tifozët dhe një stadium që ka një histori të pabesueshme.

Do ta mbaj gjithmonë me vete atë gol kundër Romës. Ndihem mirë këtu, ndihem si në shtëpinë time. Gjithmonë marr shumë mesazhe fuqie dhe vlerësimi nga fansat. Kjo më bën shumë të lumtur”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %