Nuk shkon tek ABC News, Ben Blushi merr drejtimin e një televizioni me markë ndërkombëtare!

Koha leximit:57 Second

Ben Blushi para disa muajsh ishte një nga emrat më të përmendur në portalet shqiptare. Rrjedhja e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve nxorri një lajm interesant: Blushi ishte njeriu më i mirëpaguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezulton se është paguar rreth 20 milionë lekë të vjetra në muaj te Top Channel. Një pagë e paparë, edhe pse suksesi i tij në TV nuk mund të hidhet poshtë.

Rritja e klikimeve dhe rrjedhimisht fitimeve në Top Channel nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Ben Blushi së shpejti do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni të fuqishëm kombëtar.

Fillimisht mendohej se destinacioni i tij i ri do të ishte ABC News, por mesa duket akordi nuk është arritur. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit botëror me të njëjtin emër, me qendër Francë, ka dy vjet në treg dhe deri tani është dalluar për cilësinë e lartë të punës.

Ben Blushi nuk është rastësisht në media. Ai është një njeri me shumë dituri dhe përvojë në botën e medias që në vitin 1991. Eksperienca në politikë e ka ndihmuar gjithashtu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %