Okazion nga Madridi, nuk po luan sistematikisht dhe mund të shitet! Parvjet ishte “flirti i Milanit” në Serie A, Maldini mendohet

Koha leximit:2 Minute, 50 Second

Një zgjedhje e Milanit që nuk e ka bindur në  fundit të merkatos është ajo për pozicionin e mesfushorit sulmues. Nëse sezonin e kaluar ishin Hakan Calhanoglu dhe Brahim Diaz, me largimin e turkut mbeti vetëm ish-lojtari i Manchester City dhe ende ne pronesi te Real Madrid. Një tjetër playmaker nuk u mor, një vendim i dyshimtë dhe i diskutuar nga tifozeria…

Deri më sot, mund të thuhet se Paolo Maldini dhe Frederic Massara nuk kanë bërë shumë mirë për të mos marrë një alternativë ndaj spanjollit, i cili nuk ka shënuar që prej 25 shtatorit dhe prej muajsh vjen me më shumë ulje se sa ngritje…

Padyshim që të gjithë në mjedisin e kuqezinjve shpresojnë që Brahim Diaz të kthehet sa më shpejt në nivelet e fillimit të sezonit, por pas Covid-19 duket se ka humbur totalisht ne nje tunel…

Në funksion të merkatos se radhës, megjithatë, klubi nuk ka ndërmend të gjendet në një situatë si ajo aktuale. Tashmë është blerë Yacine Adli, i cili mund të veprojë edhe si mesfushor krahu ashtu edhe si mesfushor sulmues.

Për të kuptuar se si do të vendosë ta përdorë Stefano Pioli. Duke qenë paksa i prirur për të shënuar gola, ka mundësi që ai të veprojë më shumë në mes si playmaker, duke pasur parasysh cilësitë e tij të shkëlqyera teknike dhe vizionin e tij për lojën.

Duhet thënë se Milan në merkaton e verës 2021 kishte ndjekur disa mesfushorë sulmues por kushtet e duhura ekonomike nuk u krijuan për të shënuar një goditje.

Mendoni vetëm për Nikola Vlasic, i cili luajt te CSKA Moskë dhe më pas përfundoi në West Ham për rreth 30 milionë euro dhe pse kishte dhene ok per transferimin e tij kuqezi ashtu si edhe babai i tij.

Edhe para Vlasicit, një emër tjetër i lidhur me Milanin ishte ai i Rodrigo de Paul. Argjentinasi i lindur në vitin 1994 luante për Udinese dhe e njihte shumë mirë Serinë A, do të kishte qenë një përforcim i shkëlqyer për repartin e avancuar te Stefano Piolit. Megjithatë, Atletico Madrid doli në pole position me një investim prej rreth 35 milionë eurosh.

De Paul mund të jetë sërish në merkato gjatë verës. Ai nuk po kalon një sezon të mirë me skuadrën e Diego Simeones. Ka shënuar vetëm një gol dhe dy asistime në 33 paraqitje në La Liga, Copa del Re, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.

Në Spanjë, portali Todofichajes.com shpjegon se Atletico Madrid nuk është i kënaqur me performancën e tij dhe pret një përmirësim në muajt në vijim, përndryshe de Paul do të shitet në verë.

Lojtari sigurisht që nuk dëshiron të rrezikojë të jetë jashtë skuadrës së Argjentinës për Kupën e Botës në Katar dhe për këtë arsye do të duhet të përmirësojë performancën e tij. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në La Liga, një rikthim në Itali mund të jetë zgjidhja e duhur për të ardhmen e tij.

Ai e njeh Serinë A dhe tashmë ka treguar se mund të bëjë ndryshimin. Për Milanin mund të përfaqësojë një mundësi interesante, duke qenë se de Paul ka cilësi teknike dhe karakteristika të padyshimta në përgjithësi që mund të martohen me lojën e zotit Pioli.

Deri më sot nuk ka ende kontakte, por nuk përjashtojmë që në muajt në vijim të ketë disa sondazhe nëse ish-ylli i Udineses nuk bie në planet e Simeones.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %