Olti Curri i kthen reston Arbanës: Jeni televizion, pse krenoheni për klikime?

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Olti Curri duket se nuk e ka pritur mirë postimin e sotëm të Arbana Osmanit në Instagram, me të cilin ironizonte portalet për titujt e tepruar të lajmeve.

Sipas tij, prezantuesja ndoshta nuk i ka shkruar vetë ato fjali, sepse janë një gafë për një gazetare të nivelit të saj. Ndoshta ia ka shkruar dikush tjetër.

Olti ka një uebsajt të vetin, “Kryefjala”, dhe është ndjerë i indinjuar nga etiketimi i Arbanës (në mënyrë të përgjithësuar) “portalet e etura për klikime”.

“Me siguri që Arbana nuk ben kesi gafash koherence dhe kete postim dyshoj se ia ka shkruar dikush tjeter. Si pjese e medias online, me duhet te ngre dyshime per argumentin kryesor me te cilin ajo hap postimin e saj”.

“Ndoshta ajo nuk i ka pare titrat e sigles hapese te nates finale te BB Vip, ku perveç shifrave te shikueshmerise televizive, TCH u krenua me numer klikimesh dhe followers. Pra, etja qenka e njejte, vetem qe mediat online e kane te natyrshme ta shuajne etjen me klikime”.

Devijimi qendron te televizionet, qte cilat etjen duhet ta shuajne me shikueshmeri nga televizori. Aq me shume qe investimi ne televizione eshte kolosal dhe ne fund klikimet jane te barabarta me klikimet qe merr video e nje maçoku qe kerkon te kape papagallin qe gjendet ne kafaz dhe me shpenzime zero”, ka shkruar Olti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %