Oni Pustina e quajti “hije të Kledi Kadiut”, më në fund vjen reagimi i Ilirit

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Para dy muajsh, një deklaratë e Oni Pustinës për Ilir Shaqirin bëri bujë në media. Modeli i njohur thoshte se Iliri ka qenë gjithmonë “nën hijen e Kledi Kadiut”.

Një përgjigje direkte erdhi pikërisht dje nga Ilir Shaqiri. Ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5″, ku foli për të gjithë eksperiencën dhe dinamikat që kanë ndodhur brenda shtëpisë.

Ilir Shaqiri reagoi realisht për herë të parë për këtë deklaratë, duke thënë se nuk është dakord me Oni Pustinën, sepse secili ka objektivat e veta në jetë.

“Më erdhën disa fjalë në vesh. Kledi dhe unë e kemi çuar suksesin e Shqipërisë në Itali. Nuk jam dakord me deklaratën e tij, sepse secili ka objektivat e veta në jetë. Kur realizon këto objektiva, nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua të realizoj dhe jam shumë ne rregull me veten”, deklaroi balerini.

“Nuk kam patur probleme me Onin që prej kontakteve tona të fundit. Nuk kemi patur lidhje. Unë e kam njohur për shkak të një kolegu dhe kam mbajtur kujtime”.

“Besoj se Oni është keqkuptuar nga një bisedë e imja me Arditin, që kam treguar një histori që ka ndodhur me të, por pa përmendur emra. Më vjen shumë keq që është keqkuptuar”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %