Ozil transferohet zyrtarisht te Fenerbahce, futbollisti shqiptar e përshëndet me shqiponjë: Vëlla, ti ke qenë…

Koha leximit:33 Second

Mesut Ozili është larguar nga Arsenali pas më shumë se 6 vitesh qëndrimi në Londër.

Ai ka arritur marrëveshjen me ekipin turk Fenerbahçe. Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, bashkëlojtar me Ozilin për disa vjetësh tek Arsenali dhe te Kombëtarja e Gjermanisë, ka shkruar një mesazh prekës, me një foto ku dy lojtarët shihen duke bërë shqiponjën.

“Vëlla, ti asnjëherë nuk ke qenë egoist brenda dhe jashtë fushës, me të gjithë futbollisët që kam qenë në zhveshtoret ti ke qenë më i miri. Gjithmonë do të kujtohesh si mbreti i asistimeve. Fatkeqësisht si ekip nuk të kemi dalë në ndihmë kur ti më së shumti kishe nevojë. Gjitha të mirat”, ka shkruar Mustafi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %