Categories
Lajme Shëndeti

5 arsye pse gratë shëndoshen me kalimin e viteve

Sa më shumë larg viteve të rinisë, aq më shumë trupat tanë pësojnë ndryshime. Luhatje hormonale, ndryshime në ekuilibrin kimik dhe shpejtësinë metabolike, kanë një ndikim të madh në pamjen dhe mirëqenien tonë.

Shtimi i peshës shpesh konsiderohet si pjesë normale e plakjes. Edhe ato që kishin një formë të bukur trupi kur ishin në të 20-tat, me kalimin e viteve, u shëndoshën.

Studime të shumta u kryen për të kuptuar, pse trupat tanë bëhen më të shëndoshë me kalimin e moshës. Sipas të dhënave, janë këto faktorë që ndikojnë:

1. Ndryshimet në estrogjen – Në moshë të mesme, nivelet e hormoneve seksuale zhvendosen. Kur estrogjeni bie, gratë kanë tendencë të grumbullojnë yndyrë rreth vijës së belit. Ky dhjam i brendshëm ndërtohet dhe rreth organeve, duke rritur rreziqet e problemeve serioze shëndetësore.

2. Shtimi i oreksit – Një studim zbuloi se nivelet e hormonit të urinës janë më të larta te gratë që janë pranë menopauzës. Përveç kësaj, substancat, të cilat normalisht sinjalizojnë për ngopje, nuk funksionojnë si duhet në këtë periudhë të jetës. Kjo shpesh rezulton në ngrënie të tepërt dhe dëshirë për ushqime me shumë kalori.

3. Humbja e masës muskulore – Muskujt tuaj përdorin kalori, edhe kur nuk ngrini pesha. Sa më shumë masë muskulore të keni, aq më e lartë është shkalla juaj metablolike. Me plakjen, masa muskulore humbet, ndërkohë që djegia e kalorive ngadalësohet. Nëse merrni të njëjtën sasi si më parë dhe nuk stërviteni, shanset që të shëndosheni janë të mëdha, informon abcnews.al.

4. Mungesa e aktivitetit fizik – Gratë e moshuara nuk janë aq aktive as gratë e reja. Stili i ulët i jetesës, shkalla e ulët e metabolizmit dhe rritja e oreksit mund të çojnë në shtim peshe. Rrisni aktivitetin aerobik dhe ushtrimet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshme. Specialistët rekomandojnë të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar (ecje të shpejtë) ose 75 minuta aktivitet të fortë si vrapim.

5. Humor i ulët – Gratë në menopauzë ndihen të depresionuara për shkak të fatit të plakjes. Ulja e estrogjeni gjithashtu luan një rol në ndryshimin e humorit. Depresioni shoqërohet me rritjen e kortizolit, hormonit të stresit, që zakonisht çon në mbingopje dhe shtim peshe.

Categories
Shëndeti

Çaji me farat e finokut, pse duhet ta provoni menjëherë

Finoku ka një shije unike dhe e gjithë bima, nga rrënja tek lulet, mund të përdoret në gatim. Farat zakonisht thahen për t’u përdorur si erëza ose për t’u bërë çaj.

Çaji i finokut është një pije e cila preferohet të konsumohet pas darkës, sepse mund të ndihmojë me tretjen. Por gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të humbur peshë dhe në përmirësimin e prodhimit të qumështit të gjirit.

Disa nga arsyet se pse duhet ta provoni këtë çaj dhe pse jo ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor:

Ndihmon në ushqyerjen me gji – Ky çaj mund të jetë një shtesë e dobishme për prindërit dhe foshnjet e uritura. Ai përmban një fitoestrogjen të quajtur anetol, i cili mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit dhe të rezultojë në rritje të peshës tek foshnjet.

Ndihmon për të humbur peshë – Një studim i vitit 2015 zbuloi se njerëzit që konsumonin çaj me finok para vaktit, raportuan se kishin më pak uri, konsumonin më pak ushqim dhe ndiheshin më të ngopur sesa ata që nuk e përdornin këtë lloj çaji.

Pra, konsumimi i këtij çaji mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur larg urinë dhe si pasojë mund të reduktojë peshën.

Ndihmon me tretjen – Çaji me këro fara përdoret rregullisht për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ka edhe disa prova që çaji me finok me të vërtetë që mund t’ju ndihmojë në rast se vuani nga kapsllëku, veçanërisht në situata të vështira si pas operacionit.

Ka efekt qetësues tek foshnjet – Çaji me farat e finokut mund të ndihmojë për të qetësuar foshnjat nga dhi.mbja e barkut, e cila shoqërohet nga e qara. Shkaku i saktë nuk dihet, por mund të jetë për shkak të problemeve të vogla dhe përbërësit aktivë tek finoku mund të ndihmojnë për t’i qetësuar foshnjet.

Por bisedoni me pediatrin e foshnjës tuaj para se të filloni të shtoni këtë çaj në shishet e tyre. Foshnjet kanë stomak jashtëzakonisht të ndjeshëm, të paktën në muajt e parë .

Si ta përgatisni çajin me farat e finokut – Ju mund të blini çaj me finok në dyqan, në formën e qeseve të çajit ose pluhurit, por mund ta përgatisni edhe nga farat e finokut. Nëse jeni duke përdorur farat e finokut, do të duhet t’i shtypni ato para se të bëni çaj, në mënyrë që farat të çlirojnë vetitë e tyre shëruese.

Për të përgatiur këtë çaj, mjafton të shtoni një lugë gjelle me farat e shtypura të finokut në një enë me ujë të valuar dhe t’i lini për disa minuta para se ta konsumoni. /Agroweb

Categories
Shëndeti

Qershitë e thara janë shëndet: Ju tregoj përfitimet që keni prej tyre

Të klasifikuara si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin, qershitë kanë vlera të larta terapeutike. Ato janë të pasura me antioksidantë, janë një anti-inflamator i mirë dhe janë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e artritit.

Kanë vitaminë C – Kjo ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit, krijimin e indeve të reja dhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve.

Siç dihet, kjo vitaminë shërben si një antioksidant i fuqishëm, që forcon imunitetin dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.

Ulin kolesterolin – Një nga avantazhet e qershive të thara është se ato përmbajnë nivele të konsiderueshme të xhelatinës që ul shkallën e kolesterolit të keq (LDL). Kështu, ul edhe rrez.ikun e prekjes nga sëmundjet koronare.

Janë të pasura me antioksidantë – Antocianinat janë substanca që u japin qershive ngjyrën e kuqe të errët. Ato janë përforcues të qelizave që parandalojnë rritjen e radikaleve të lira në trupin tuaj. Këto radikale të lira, janë grimca të vogla që prodhojnë një përgjigje zinxhir dhe dëmtojnë qelizat tona.

Përforcuesit e qelizave gjithashtu pengojnë plakjen dhe ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjet koronare, diabetin, alzheimerin, mbipeshën dhe kancerin.

Lehtësojnë dhimbjet – Niveli i lartë i përforcoesëve qelizorë tek qershitë, ndihmojnë trupin të zbusë dhimbjet dhe inflamacionin. Për më tepër, qershitë e thara mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes dhe shërbejnë për tu rikuperuar më shpejt.

Përmbajnë bakër – Një nga përparësitë e qershive të thara është se ato kanë përmbajtje të lartë të bakrit, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Bakri i mban indet tuaja të forta dhe ju mbron nga radikalet e lira që mund të dëmtojnë indet.

Rregullojnë ciklin e gjumit – Një nga avantazhet e qershive të thata është se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Qershitë janë një nga burimet kryesore ushqimore të melatoninës. Melatonina është një hormon që rregullon ciklin “gjumë-zgjim”. Konsumi i qershive një orë para gjumit, mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë dhe të thellë.

Janë të pasura me vitaminë A – Vitamina A mund të ndihmojë në krijimin e qelizave të reja dhe të ndihmojë në shërimin e shpejtë të plagëve pas një lëndimi. Ajo gjithashtu mban lëkurën tuaj elasike dhe forcon shikimin.

Përmban kumarinë – Kumarina është një substancë që gjendet në bimë të shumta. Ajo ka ndikim të madh në hollimin e gjakut, duke zvogëluar kështu rreziqet e goditjeve në tru dhe sulmet koronare.

Categories
Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin, nëse konsumoni mjaltë çdo ditë herët në mëngjes

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve. Nisja e një dite të mbarë dhe të shëndetshme nis me patjetër nga kuzhina.

Mënyra se si dalim nga shtëpia në mëngjes për t’u nisur në punë ndikon në mënyrë të pavetëdijshme në humorin tonë përgjatë gjithë ditës. Nuk është aspak i panjohur fakti që shumica e shqiptarëve dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes duke i shkaktuar organizmit drobitje dhe dobësi që në nisje të ditës.

Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Vlerat e mjaltit për organizimin – Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.

Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Mjalti si një “multivitaminë” – Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “multivitaminë.” Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.

Categories
Këshilla

Produktet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, ju prezantojmë superushqimet

Keni dëgjuar për superushqime? Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.

Domatet – Ato përmbajnë lykopen, një antioksidues që rrallë gjendet në ushqimet e tjera. Studimet tregojnë domate vaj ullirise ato mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë, parandalojnè tipe të ndryshme të kancèrit dhe kolesterolin e ulët. Domatet përmbajnë sasi të larta kaliumi, fibrash dhe vitamin C.

Kungulli i njomë – Ky lloj kungulli është një mrekulli, sepse mund të përdoret në sasi të mëdha dhe ka shumë pak kalori. Është i lehtë, përmban vitaminë A dhe mund të kombinohet në mjaft receta. Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë.

Spinaqi – Spinaqi bën pjesë në zarzavatet me gjethe të errëta dhe është i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Mund të përdoret për mbushje në omleta dhe është një recetë mjaft e shijshme edhe për fëmijët.

Limoni (edhe ai jeshil) – Limoni është agrum mjaft i pasur me vitaminë C dhe është lehtësisht i shoqërueshëm në shumë ushqime. Eshtë një antioksidues shumë i mirë dhe ndihmon në rënien e peshës (provoni gjysmë kokërr limoni në një gotë ujë të vakët çdo mëngjes)

Specat – Djègës apo jo, specat janë të mbushur me vitaminë C, fibra dhe kalori të papërfillshme. Specat djègës përshpejtojnë metabolizmin duke vënë trupin në lëvizje ndihmojnë në djègièn e yndyrnave. Ju mund të digjni 50 – 100 kalori pas një vakti pikant. Po po, është e vërtetë !

Çaj – Kur flasim për çajin si një superushqim, e kemi fjalën për çajin jeshil, të zi, të bardhë apo çajin “me barishte” dhe, mbi të gjitha, natyral. Të gjitha llojet e këtyre çajrave janë antioksidues shumë të mirë dhe mund t’i pini në sasitë që dëshironi, pa marrë asnjë kalori shtesë (natyrisht nëse nuk përdorni sheqerin).

Categories
Këshilla

Ka disa gjëra që nuk i dini për patatet!

Patatja ka shuar prej shekujsh urinë e brezave. Në Amerikën Prekolumbiane patatja ishte një produkt i përdorur prej 7.000 vitesh, ndërsa në Evropë, e importuar nga spanjollët ajo u zhndërua në ushqimin kryesor për të varfrit.

Për të marrë të njëjtën sasi kalorike të 70 gram brumrave nevojitem 280 gram patate. Shpesh harrohet se patatja është një produkt “i gjallë”, një zarzavate që përveç karbohidrateve ka edhe enzima dhe vitamina (vitaminën C në veçanti).

Patatet përmbajnë gjithashtu edhe aminoacide (lizina) të nevojshme për rritjen e fëmijëve. Tre patate të ziera me hudhër e majdanoz, të shtypura në darkë bëjnë një pjatë e cila të ngop, është e ushqyeshme dhe kushton fare pak. Për ata që kanë oxhak në shtëpi, pjekja e patateve është ideale.

Patatja e skuqur nuk rekomandohet. Sa më shumë patate të ziera, pure patatesh pasi janë pjata që mbajnë pak kalori. Për tu përmendur është edhe përdorimi që kinezët i bëjnë lëkurës së patates. Ata i përdorin për kompresa në raste gèrvishtjèsh, apo djègiè të lehta të lëkurës.

Cilat patate duhen zgjedhur? Në qershor patatet e reja, në dimër patate pa embrion, të cilat duke qenë të pasura me solaninë përbëjnë rrèzîk për shëndetin.

Categories
Këshilla

10 ushqimet që ndihmojnë në riprodhim, produktet që e dëmtojnë atë

Dietologia Izabela Obert thotë se një dietë e mirë është thelbësore për riprodhimin te meshkujt. Zbulojmë 10 ushqimet që rrisin fertilitetin mashkullor:

Domatet: Domatet janë një nga burimet më të mira të ushqimit të likopeneve (pigmenti i kuq) antioksidues. Ka pasur disa studime të ndërmarra në likopene dhe fertilitetin mashkullor dhe është gjetur se përmirëson në mënyrë të konsiderueshme lëvizshmërinë.

Arra: Arrat janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe sipas një studimi nga Shoqata për Studimin e Riprodhimit, konsumimi i rreth 75 gr arra çdo ditë është e lidhur me rritjen e vitalitet të materialit seksual mashkullor.

Fara kungulli: Farat e kungullit janë të larta në zink, i cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe prodhimin e testosteronëve. Ato janë gjithashtu të pasura me disa minerale të tjera esenciale dhe vitamina.

Thjerrëzat: Thjerrëzat janë një nga burimet më të pasura të ushqimit me acid folik natyror, që është po aq i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor, ashtu dhe për pjellorinë femërore.  Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i madh vegjetarian i proteinave dhe fibrave.

Boronicat- Boronicat janë burim i mrekullueshëm, i fuqishëm, antioksidues anti-inflamator duke përfshirë pigmente si kuercetin dhe resveratrol. Studimet tregojnë se këta përbërës mund të ndihmojnë në ruajtjen e parametrave të shëndetshëm të fertilitetit mashkullor.

Uji: Një nga mënyrat më të thjeshta për këtë aspekt është të pini ujë mjaftueshëm. Materiali seksual mashkullor është me bazë uji dhe rritja e konsumit të lëngjeve mund të ndihmojë në rritjen dhe në përmirësimin e prodhimit të tij.

Shegë: Shega prej kohësh është konsideruar si një super-ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksiduesve, të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ulin rrèzikun e sèmundjèvè kardiovaskulare dhe inflamacionin. Hulumtimet tregojnë se shega shkakton fryrje në testosteronë, rrit dëshirat seksuale dhe humorin në të dy gjinitë.

Pomegranate from Fruit Stand in Xi’an China

Çokollata e zezë: Çokollata e zezë është një burim i pasur i aminoacideve L-arginine, për të cilat studimet tregojnë se mund të rrisin volumin e derdhur dhe të përmirësojnë numrin dhe lëvizshmërinë e materialit seksual mashkullor.

Hiqni dorë nga kafeina: Edhe pse disa studime tregojnë se kafeina nuk ndikon negativisht në sasinë e materialit seksual mashkullor, aftësinë për të notuar apo formën e tij, një studim amerikan ka gjetur se konsumimi i lartë i kafeinës duket se ka zvogëluar shanset e një shtatzënie klinike (fekondimin in vitro). Pra, të dy partnerët duhet të përpiqen ta mbajnë kafeinën në sasinë e një filxhani kafeje në ditë.

Pije dietike: Hulumtimet tregojnë se aspartami (ëmbësues i përdorur gjerësisht në pijet dietike), është i lidhur me sasinë e ulët të materialit mashkullor dhe mund të kontribuojë në dèmtimin e ADN-së së saj.

 

Categories
Këshilla

Ushqimet perfekte për metabolizmin tuaj, duhet t’i keni pjesë të dietës suaj

Metabolizmi është pjesërisht i formuar nga gjenetika, por ju mund ta rrisni atë natyrshëm nëse hani në mënyrë të drejtë. E bardha e vezës
Është e pasur me aminoacide të cilat e mbajnë metabolizmin të ushqyer. Ka shumë proteina dhe vitmaninë D.

Mishi i bardhë i pulës – Mishrat zakonisht e ngadalësojnë metabolizmin për shkak të mangësisë në minerale. Mishi i bardhë i pulës (pjesa e gjoksit) ka proteina dhe e përshpejton metabolizmin.

Uji -Ju mban të hidratuar, por dhe përshpejton metabolizmin gjithashtu. Madje, këshillohet të pihet ujë i freskët për ta arritur këtë.

Specat djegës – Përmbajnë capsaicin, i cili nxit metabolizmin. Konsumoni një lugë çaji spec djegës në gjellë për ta arritur këtë.
Kafja – Kafeina është përbërësi që e përshpejton metabolizmin. Çaji jeshil, Qumështi, Drithërat dhe thjerrëzat

Categories
Shëndeti

Konsumo një grusht arra në ditë dhe mbaj larg kàncèrin e zorrëve

Sipas një studimi, një grusht arra në ditë ndihmon në ngadalësimin e rritjes së tûmorèvè të kàncèrit. Acidet yndyrore Omega 3 dhe përbërësit e tjerë në arra mund të ulin inflamimin në qelizat e kàncèrittë zorrëve. Ato gjithashtu ulin furnizimin me gjak të tûmórit, duke ngadalësuar rritjen e tij.

Kàncèri i zorrëve, i quajtur edhe kàncèri kolorektal, është lloji i tretë më i zakonshëm i kàncèrit në mbarë botën dhe është shkaku i dytë kryesor i vdèkjès në vendet perëndimore, pas Kàncèrit të mushkërive.

Hulumtimet kanë treguar që 30-50 % të kàncèrit të zorrëve tek meshkujt dhe 20 % tek gratë mund të parandalohen duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke ndryshuar mënyrën e jetesës.

Studimi i drejtuar nga dr. Kristos Mantzoros, i Shkollës Mjekësore të Harvardit, është i pari i këtij lloji për të analizuar ndikimin e arrave në acidet mikro ribonukleike (miARN), të cilat kontrollojnë se si gjenet përshtaten me faktorët e mjedisit.

Ai tha: “Hulumtimi ynë tregon se një dietë me arra shkakton ndryshime të rëndësishme në profilin e pasqyrimit të miARN-së në indet e kàncèrit kolorektal. Përbërësit në arra bëjnë që acidet yndyrore Omega 3 mbrojtëse, të mblidhen më shumë në qelizat e tumorit.”

Hulumtuesit ushqyen dy grupe minjsh në mënyrë të tillë që njëri grup do ushqehej me arra dhe tjetri me një dietë kontrolli. Pas 25 ditësh ata gjetën që tek minjtë e ushqyer me arra, miARN mund të ndikojnë inflamacionin e qelizave të kàncèrit, furnizimin me gjak dhe përhapjen e shpejtë.

Tumorèt e minjve të ushqyer me dietën që përmban arra kishin 10 herë më shumë acide yndyrore Omega 3 krahasuar me minj të ushqyer me dietë kontrolli. Kjo përfshin acid alfa linolenik me bazë bimore (ALA), një acid i njohur për aftësinë e tij për të ulur inflamacionin.

Studimi, i publikuar në Gazetën e Biokimisë Ushqyese, ka gjetur se sa më e madhe sasia e acideve Omega 3, aq më i vogël tûmóri, duke sugjeruar kështu se acidi ALA mund të ofrojë mbrojtje.

Norma e rritjes së tûmórit ishte në mënyrë të konsiderueshme më e ngadalshme në grupin e parë të ushqyer me arrë krahasur me grupin e kontrollit, por shkencëtarët thonë se për shkak se studimi është kryer tek kafshët, rezultatet nuk janë domosdoshmërisht të njëjta dhe për njerëzit.

Arrat janë të vetmet nga grupi i tyre (bajamet, lajthitë, kikirikët etj) që përmbajnë një sasi të madhe të acidit ALA, si dhe një shumëllojshmëri të antioksidantëve, vitamina të shumta dhe minerale

Categories
Shëndeti

3 kumbulla, ujë dhe limon: Kjo kurë ju ndryshon jetën!

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditshme të shumë njerëzve. Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për ta parandaluar atë janë të shumta. Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale, që janë frutat.

Ky artikull ju sugjeron një ndër mënyrat më natyrale të kryerjes së këtij procesi pa dëm.tuar organizmin tuaj.

Siç dihet, kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksínat prej tij. Kombinimi i mëposhtëm është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit: 3 kumbulla të thata, 200 ml ujë, 1 limon

Përgatitja: Merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë. Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata, ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës. Kombinojeni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.

Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.