Pas akademisë së çobenjve, vjen edhe akademia e çiklizmit

Koha leximit:51 Second

Akademia e Çiklizmit pranë pedonales së Parkut të Liqenit, do të jetë pika më e re rekreative në Tiranë.

Kryeministri Rama ka publikuar sot foto nga Akademia e Çiklizmit për fëmijët e cila është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistë biçikletash dhe module lodrash të mëdha, si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve.

Një tjetër hapësirë që shton vlerën e parkut është edhe labirinthi i krijuar me bimësi. “MIRËMËNGJES, dhe me Akademinë e Çiklizmit për fëmijë në Parkun e Liqenit të Tiranës, ju uroj një fundjavë të mbarë.” shkruan ai.

Akademia e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit, një nga projektet më të rëndësishëm për vitin 2022, është konceptuar jo vetëm në shërbim të përmirësimit.

Por dhe rritjes së mundësive rekreative në park, në përputhje me nevojat e komunitetit për më shumë mundësi për aktivitete sportive.

Aktivitet edukative, shoqërore, argëtuese, aktive dhe të shëndetshme, por edhe për të evokuar Tiranën dhe emblemat e kryeqytetit.” shkran ai. Ndërkohë nëpër lagje ngucur me pallate nuk ka vende parkimi për rezidentët!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %