Pas një muaji sekret, Elgit Doda tregon fjalinë që i tha Donaldit në vesh

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Elgit Doda është një nga personazhet më të njohura dhe të dashura, sidomos pasi ka publikuar triologjinë e këngëve të tij, që ka hyrë në zemrat e të gjithë publikut.

Mëngjesin e sotëm, ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku, ndër të tjera ka folur edhe për mikun e tij Donald Veshaj, që është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjet.

Ai tha se mendon që aktori e meriton plotësisht fitoren, ndërkohë që sqaroi edhe një herë fjalët që i tha atij në vesh, në momentin që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”

“Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë”.

“Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm nje fjali”.

“I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.”- rrëfeu Elgiti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %