Pas punës vijnë pushimet! Shapkat e plazhit të Arbana Osmanit vlejnë sa dy rroga në Shqipëri

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Pas udhëtimit në Paris me stafin e Big Brother VIP, duke përfshirë edhe producentet Lori Hoxha dhe Sara Hoxha, Arbana ka vendosur pushimet e rradhës t’i kalojë në Maldive me Edin dhe dy fëmijët.

Gjatë kësaj kohe moderatorja ka postuar plot foto e video, duke na treguar parajsën ku po i kalon pushimet. Duket shumë e lumtur dhe e qetë. I meriton plotësisht këto pushime, pas 4 muajsh punë voluminoze në Top Channel.

Në një album fotosh të publikuar dje, ranë në sy shapkat që ka veshur. Shapkat janë pjesë e koleksionit të ri të kompanisë “Prada” dhe kushtojnë 820 dollarë.

Kjo mund të themi se është një shifër e lartë për një produkt të tillë, por kur je Arbana Osmani ia vlen t’i blesh dhe t’i veshësh, pas një super suksesi në karrierë dhe financa prej shumë vitesh.

Të vjen keq kur lexon disa lajme në portale ose komente në Instagram, duke iu referuar shpenzimeve të tepruara të personazheve VIP. Kjo ka dy argumente si temë.

Së pari, kush tha se VIP-at i blejnë produktet? Ndoshta thjesht i reklamojnë. Ka plot kompani që ofrojnë shërbime të tilla. Së dyti, nëse një VIP nuk blen gjëra të shtrenjta, kush do i blejë, të varfrit?!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %