Pasi fitoi shtëpinë në Tiranë, Arjola kërkon edhe një shtëpi në Tajlandë

Koha leximit:47 Second

Arjola Demiri është rikthyer në këtë sezon të ri të emisionit “Portokallisë”, duke vënë në skenë dhe “Çiftin e Lumtur” me aktorin Irgen Çela.

Arjola gjatë rolit të saj nuk ka kursyer dhe një përgjigje ironike për të gjithë ata që e kanë komentuar se shtëpinë e fitoi duke u viktimizuar.

Arjola zgjodhi këtë numër të “Portokallisë”, duke e mbyllur me frazën: “Do shkoj të futem tek ‘Big Brother’ i Tajlandës.

“O marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar, o plas”. Aktores iu dhurua një shtëpi gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania”. Shumë njerëz menduan se ajo nuk bëri gjë tjetër përveçse ankohej.

Rreth këtyre komenteve Arjola ka folur dhe në Post Big Brother VIP. Ajo tregoi se nuk e ka pranuar faktin që është viktimizuar.

Sipas saj, ka qenë gjatë gjithë kohës aktive dhe në komunikim me gjithë banorët e tjerë dhe sigurisht që qëllimi i saj ishte shtëpia për fëmijët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %