Pedulla: Romagnoli larg Milanit! Filozofia e klubit ka shpjegim logjik mbi kapitenin

Koha leximit:2 Minute, 4 Second

Ne fund te sezonit pritet nje mini-revolucion te Milani sa i perket disa futbollisteve jashte planeve teknike, por edhe ato qe kane kontratat drejt skadimit te tyre. Mes tyre sigurisht qe eshte edhe kapiteni Romagnoli, por qe vazhdon te jete pjese e grupit dhe jape kontributin. Sigurisht, nuk eshte i vetmi.

Franck Kessie është shembulli më konkret. Një titullar i palëkundur i Milanit, i cili në teori kishte premtuar lidhje dhe besnikëri ndaj ngjyrave kuqezi kur ishte ne Olimpiaden e Tokyos, por qe kur mberriti ne Itali dhe Milano nisi nje heshtje e cila vazhdon edhe sot dhe ka refuzuar oferten e Maldinit per rinovim…

Duke iu kthyer Romagnolit, i cili megjithatë ka humbur prestigjin dhe titullaritetin vitet e fundit, mbrojtësi i lindur ne Anzio ka nje kontrate deri ne qershor dhe sot qe jemi ne gjysmen e marsit ende nuk ka nje rinovim me Milanin, duke qene se oferta e kuqezinjve eshte ndalur ne 2.8 mln euro dhe bouse.

E ardhmja e tij nese nuk pranon kushtet kuqezi, me shume mundesi do te jete diku tjeter. Në orët e fundit ishte gazetari Alfredo Pedullà, fytyra e njohur e kanalit Sportitalia, ai qe ka dhene përditësimet më të fundit. Sipas Pedullà, presioni i Lazios ndaj Romagnolit do të ishte gjithnjë e më i fortë. Një takim mes palëve që nisi shtatorin e kaluar, kur nisën të flitej për vështirësitë e rinovimit të kapitenit të Milanit. Por tani hyjmë në fazën e nxehtë të negociatave.

Dialogjet që së shpejti do të marrin jetë. Romagnoli është një objektiv i Lazios së Maurizio Sarri, i cili do të humbasë dy mbrojtës pa kosto gjatë verës: Luiz Felipe tashmë ka një paramarrëveshje me Betis Sevilla, ndërsa Patric është në fjalë me Valencia për një kthim në shtëpi.

Milani për momentin mbetet i vendosur në bindjet e tij. Kuqezinjtë kanë vënë tashmë në pjatë një propozim me ulje rroge per Romagnolin: kontrate 3 vjeçare prej 2.8 milionë eurosh në sezon, pothuajse gjysma e asaj që percepton aktualisht numri 13 i Milanit. Sipas Maldini & Co, Romagnoli eshte nje rezerve te Milani dhe si i tille nuk mund te paguhet po aq sa titullaret…

Lazio tenton seriozisht dhe shpreson të bindë Romagnolin duke luajtur edhe në aspektin sentimental. Mbrojtësi në fakt ka qenë gjithmonë një tifoz i Lazios. Por kujdes edhe për konkurrencën: Juventusi mund te perfshihet ne muajt e ardhshem pasi te kete zgjidhur situatat kontraktuale qe ka me Dybala, Cuadrado, De Sciglio dhe Perin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %