Pengu kuqezi “Modric”! Boban thuajse e kishte bindur: si shkoi historia 2 vite më parë

Koha leximit:1 Minute, 44 Second

Një nga protagonistët e mëdhenj të përmbysjes madhështore të Real Madrid ndaj Paris Saint-Germain në “Santiago Bernabeu” ishte padyshim Luka Modric. Ish-Topi i Artë me të vërtetë ka shkëlqyer veçanërisht në pjesën e dytë kur ishte protagonist me paraqitjen e tij, duke përfshirë një asist spektakolar për Benzema.

Kjo është arsyeja pse Reali në rrjetet sociale e feston duke e riemëruar “magjistari i topit”. Por, Modric dhe Real është një dashuri që dy vite më parë mund të kishte marrë fund dhe sot kroati mund të ishte me fanelën e Milanit!

Ishte Zvonimir Boban ai që po punonte fshehurazi për ta sjellë te Milani. Legjenda e kuqezinjve, idhull për fituesin e Topit të Artë në vitin 2020 aq sa i dedikoi edhe një fjalim në skenë, kishte biseduar më shumë se një herë me mesfushorin e Real Madrid.

E priste gati kontrata për 3 vite, për t’i shtuar ekipin më shumë mentalitet fituesi, një lidership të garantuar dhe sidomos përvojë të jashtëzakonshme. Ishte koha kur te Milani gjërat nuk shkonin edhe aq mirë dhe sigurisht që duhej një ndihmë e një lojtari që kishte përjetuar të gjitha situatat.

Boban dhe Maldini biseduan me agjentin e Modric dhe gjithçka dukej gati, por më pas Florentino Perez ndryshoi mendje dhe i ofroi një rinovim të rëndësishëm duke besuar te cilësia e lojtarit.

Me gjithë këmbënguljen e Boban, Modric premtoi se për punë 1 viti do të ritakoheshin për të biseduar por Zvone nuk ishte më te Milani, sepse kishte bërë fjalë me Gazidis dhe ishte shkëputur duke e çuar madje çështjen në gjyq…

Luka Modric ushqeu ëndrrat e merkatos kuqezi përmes rrjeteve sociale. Kroati në fakt i dha “like” një postim në Instagram në profilin zyrtar të kuqezinjve që fliste për kalendarin e Serisë A 2019-20.

Kjo ndoqi deklaratat e biografit të kroatit, i cili kishte hapur kalimin e tij të mundshëm drejt Milanit, klub per te cilin ben tifo Modric qe i vogel aq sa ka edhe nje foto te postuar me fanelen kuqezi. Pikerisht ketij postimi vete mesfushori “blancos” i kishte dhene pelqim…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %