
Për çfarë i duhen 10 mijë euro Donaldit? Paska një hall tipik shqiptar në shtëpi
Ilir Shaqiri është fituesi i “Big Brother Vip”. Publiku vendosi që të kurorëzonte si fitues të spektaklit balerinin. Ky i fundit mori 100 mijë euroshin, por mërzitja e Donaldit në lidhje me këtë fakt nuk mund të mos vihej re.
Aktori pas humbjes dhe pasi pa Ilirin me çekun e 100 mijë euroshit në dorë, me lot në sy i tha Arbanës: “Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, ka thënë Donaldi.
Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në studio tek ish-banoret dhe publiku. Donaldi ndërkohë tha se e priste që të mos fitonte çmimin e madh.
“Të them të drejtën kisha një parandjenjë që nuk do të fitoja çmimin e madh të këtij edicioni të Big Brother. Do i marr më të mirën, kjo është jeta”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë që mbrëmja e djeshme ka qenë me shumë emocione deri në fund, duke i bërë të gjithë të presin me shumë ankth emrin e fituesit.
Pas fitores së Ilir Shaqirit të çmimit të madh të Big Brother VIP Albania, ka folur edhe konkurrenti i tij në finale Donald Veshaj.
Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.