Përse bebet nga muaji i katërt duhet të konsumojnë kikirikë dhe vezë?

Koha leximit:1 Minute, 10 Second

Ministria e Shëndetit dhe ajo e Shërbimeve Njerëzore në SHBA, rekomandojnë që bebeve t’u jepet shqimi i cili përmban pluhur apo ekstrakt kikirikësh pas muajit të katërt.

Kjo bëhet në mënyrë që të shmanget shfaqja e alergjisë ndaj kikirikut, ushqim të cilin beben mund ta çojë deri në rrezik për jetën. Pra, po flasim për një zgjidhje të studiuar.

Raporti i mjekëve ka konstatuar që ushqimi i shëndetshëm gjatë fazës jetësore nga lindja deri në muajin e 24-të dhe gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me qumësht nëne “ka rëndësi esenciale për përkrahjen e rritjes së shëndetshme dhe zhvillim në fëmijëri, në adoleshencë dhe në moshën e rritur”.

Është konstatuar që një mijë ditët e para “Jo vetëm që i kontribuojnë shëndetit në afat të gjatë, por ndihmojnë në formimin e shijes dhe zgjedhjes së ushqimit”. Fusni kikirikët dhe vezët në ushqim për të ulur alergjitë.

Deri tani është rekomanduar që prindërit të presin muajin e 12-të të jetës së fëmijës, në mënyrë që fëmijëve t’u jepnin kikirikë, por eshte kuptuar se ushqimi i cili bazohet në kikirikë (gjalpë) dhe vezë pas muajit të katërt të jetës mund të zvogëlojë rrezikun nga alergjia.

Thonë që faktet nuk janë aq të forta për alergjenët e tjerë, siç janë arrat dhe frutat e detit. Gjithashtu, në këtë fazë nuk ka pasur dëme nga marrja e ushqimit i cili potencialisht mund të shkaktojë alergji.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %