Pioli ka zgjedhur formacionin kundër Empolit: titullari ulet në stol!

Koha leximit:2 Minute, 49 Second

Milani do të rikthehet në fushë të shtunën në mbrëmje për t’i dhënë vazhdimësi rezultatit pozitiv të Napolit. Asnjë gabim tjetër nuk lejohet. Fitorja i dha Djallit mundësinë për t’u rikthyer në krye të Serisë A dhe me vetëm dhjetë ndeshje të mbetura në kampionat është e ndaluar të lejohen gabime!

Empoli i Andreazzoli-t do të jetë rivali në San Siro të shtunën në orën 20:45, skuadër që ka treguar lojë dhe cilësi të mirë gjatë sezonit. Edhe pse kohët e fundit ajo dritë e veçantë duket se është errësuar pak. Milan, megjithatë, nuk mund ta lejojë veten të bjerë në shperqendrim.

Kjo sepse gabimet më të mëdha kanë ardhur kundër atyre ekipeve ne leter te vogla dhe te cilat kane gjithmone deshire te tregojne veten ndaj Milanit sidomos ne San Siro per te dhuruar paraqitje te bukura.

Është e nevojshme të hidhet poshtë miti “Milan i madh me të medhate, i vogël me të vegjelit”. Stefano Pioli dhe djemte e tij kanë përgatitur prej ditësh ndeshjen ndaj toskanëve.

Trajnerit të kuqezinjve do t’i duhet të përballet me mungesën e rëndë të Theo Hernandez, të cilit do t’i mungojë ndaj Empolit për shkak të skualifikimit. Megjithatë, zëvendësuesi i tij është gati. Pioli duket se i ka të qarta idetë për 11-shen që do të futet të shtunën në mbrëmje.

Formacioni titullar i vendosur nga Stefano Pioli nuk duhet të rezervojë surpriza të bujshme, përveç pushimit të mundshëm të Sandro Tonalit. Ish-mesfushori i Brescia ka luajtur vazhdimisht në periudhën e fundit. Dhe duke pasur parasysh testin më të fundit pozitiv të Franck Kessie, Pioli mund t’i besojë afrikanit dhe të përfitojë prej tij për ta lënë Sandron të marrë frymë.

Është e qartë se Mike Maignan do të jetë në portë. Në mbrojtje, Alessandro Florenzi është gati të zëvendësojë Theo Hernandez në rolin e mbrojtësit të majtë. Pioli e ka provuar ish-romanistin në atë pozicion në seancat e fundit stërvitore dhe për këtë arsye duket se do të jetë në dorën e tij të kalojë në krahun e majtë të fushës.

Në vendin e duhur si zakonisht Davide Calabria, me dyshen solide të mbrojtjes të përbërë nga Tomori dhe Kalulu në qendër. Romagnoli i është rikthyer punës në grup vetëm sot, ndaj dhe vendi në stol e pret mbrëmjen e së shtunës.

Në mesfushe, siç u përmend, hapësira për Franck Kessie dhe Ismael Bennacer. Algjeriani është rikthyer nga testet befasuese dhe kundër Empolit (ish-skuadra e tij) mund të rikthehet te bashkepunoje me Kessie. Të dy dikur përbënin një nga çiftet më të forta të mesfushes ne Itali dhe jo vetem.

Në fantazi pritet rikthimi i Brahim Diaz në qendër. Spanjolli pushoi në ndeshjen ndaj Napolit, ndaj perballe toskanëve shpresohet për një paraqitje të shkëlqyer që synon të kundërshtojë kritikat e fundit të rënda. Në anët e Brahimit, ende Junior Messias në të djathtë dhe Rafael Leao në të majtë.

Më në fund, Olivier Giroud i konfirmuar ne sulm. Francezi është euforik dhe entuziast pas golit te fitores ndaj Napolit të dielën e kaluar. Fansat i kane dedikuar kor dhe ai do të ketë për detyrë të përsërisë veten duke përdorur të gjithë energjinë pozitive të javës por edhe duke u konfirmuar si makine golash ne San Siro.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Kalulu, Florenzi; Kessie, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %