Po bënin gati një vilë të madhe, Andi dhe Melisa ndahen përfundimisht!

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Andi dhe Melisa përfundimisht janë ndarë! Çifti i vetëm jetëgjatë nga programi “Përputhen” duket se po përjetojnë probleme të pakthyeshme në raportin e tyre.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram. “E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë”.

“Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Vec unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”, – është shprehur ajo.

Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.

Melisa dhe Andi janë personazhet që u njohën në “Për’puthen” por lidhjen e nisën jashtë programit. Ata ishin të ftuar në “E diell” pak jave me pare, ku rrëfyen se ka pasur shumë njerëz që i kanë tradhtuar e kanë dashur t’i bëjnë keq në fillimet e tyre, por dashuria e tyre ka qenë tepër e fortë për tu thyer.

Sa i përket planeve të së ardhmes, Andi tha se po përgatiten për të ndërtuar një vilë, ndërsa Melisa theksoi se dasma është një ndër dëshirat e të ardhmes së saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %