“Po vijnë mercenarë nga Shqipëria”, Putin i ankohet një orë në telefon kancelarit gjerman

Koha leximit:1 Minute, 30 Second

Rusia tenton sërish të përfshijë Ballkanin në “operacionin special” në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në front. 

“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, kosovarë, madje edhe xhiha.distë me përvojë në betejat në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë situata në Ukrainë.

Putin i tha kancelarit gjerman se mbi 6 mijë shtetas të huaj po mbahen peng dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga radikalët, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të punojë për lirimin dhe largimin e tyre nga Ukraina.

Presidenti rus njoftoi se delegacionet e Moskës dhe të Kievit do të zhvillojnë raundin e tretë të negociatave për paqe gjatë fundjavës. Megjithatë Moska nuk heq dorë nga kërkesat e saj që Ukraina të mbesë neutrale, të denazifikohet, të çarm.atoset, të pranojë pavarësinë e Luhansk dhe Donetsk dhe që Krimea është territor i Rusisë.

Putin i ka rreshtuar Schoz sërish arsyet e tij për nisjen e asaj që e konsideron “operacion special ush tarak” duke theksuar se po bëhet për të mbrojtur popullatën në Donbas. Gjithashtu i ka shpjeguar qëllimet që dëshiron të përmbushë Rusia me këtë mësymje.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman i ka bërë thirrje Putin që të ndërpresë menjëherë aktet në Ukrainë dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare. Schoz ka shprehur shqetësim të thellë për vazhdimin e kësaj situate.

Putin kundërshtoi duke theksuar se pala ruse po tregohet e kujdesshme në këtë drejtim duke kursyer jetët e civilëve në Ukrainë dhe etiketoi qeverinë e Kievit për informata false.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %