
“Po vjen pandemi tjetër” sa herë që Bill Gates hap gojën, i dalin vetëm viruse dhe pandemira
Miliarderi i Microsoft, Bill Gate, ka folur sërish. Sipas tij kovidi është “ulur në mënyrë drastike”, por një tjetër pandemi është e sigurt se po vjen.
Duke folur për CNBC në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, Gates, bashkëkryetar i Fondacionit Bill & Melinda Gates, tha se një pandemi e re e mundshme ka të ngjarë të vijë nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit.
Ai shtoi, megjithatë, se përparimet në teknologjinë mjekësore do duhet t’i ndihmojnë njerëzit ta luftojnë atë, nëse bëhen investime tani.
“Do të kemi një tjetër pandemi. Do të jetë një patogjen tjetër herën tjetër.”-tha manjati i Microsoft.
Është bërë “modë” të flitet për pandemi e më tepër sidomos nga ata që “ia ndjenë lezetin” në aspektin monetar.
Bill Gates është një nyje akoma e pashpjegueshme dhe figura e tij lidhet me këtë pandemi që rruzulli tokësor sapo kaloi.