PO VJEN SUPER LEAGUE “2” | Sot pritet zyrtarizimi: ja 5 pikat e reja. UEFA e tërbuar, reagon Ceferin

Koha leximit:2 Minute, 0 Second

Lajmi për një tentativë te re nga klubet themeluese e Super League per te ripropozuar projektin me modifikime ka tronditur serish UEFA-n.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventusit po pergatiten te shpallin projektin nr.2, ate te ndryshem me te parin. Presidenti i Uefa-s Alexander Ceferin zgjodhi mënyrën e tij për të paralajmëruar klubet teksa u shpreh.

“Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por të mos presin që të garojnë edhe në kompeticionet e Uefa-s. Përdorën një pandemi, dhe tani po përdorin një luftë”, – deklaroi Presidenti i uefa,s gjatë “Busines of Football Summit” të organizuar nga Financial Times.

Ceferin më pas foli edhe për konseguencat e pushtimit rus të Ukrainës dhe për vendimet e mara nga bota e futbollit teksa deklaroi,

“Askush nuk e priste një luftë në mes të europës. Edhe ne si Uefa po lëvizim, kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për ti ndihmuar që të largohen nga Ukraina.

Ju kam kërkuar ndihmë qeverive, por s’mund të bënin asgjë pasi askush nuk mund të garantonte sigurinë e personave. Është e vështirë të shpjegosh se sa të vështira kanë qenë bisedat.

Një nga lojtarët që ka lënë Ukrainën erdhi drejt e në shtëpinë time. Duhet të punojmë shumë që edhe në të bëjmë pjesën tonë”.

Projekti i ri i Superligës është nisur nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, ​​por merr shumë skuadra të tjera pjesëmarrëse.

Në fakt, siç zbulon The Telegraph, tre klubet janë gati që nesër t’i japin statusin e plotë zyrtar projektit të ri duke përfituar nga Business of Football Summit, event i Financial Times që do të mbahet të enjten (sot)

Andrea Agnelli do të jetë fytyra dhe zëdhënësi i projektit të ri të Superligës që do të zbulojë se si do të mund të jenë pjesë e tij skuadrat pjesëmarrëse, jo më pranime të ligjit për historik apo prestigj të klubeve. Për Superligën e re të futbollit do të kërkohen kualifikimet në fushe…

PROJEKTI I RI DHE PIKAT 

– Nuk do te kete klube qe do te jene anetare te perhershme

– Ekipet do te kualifikohen ne baze te rezultateve qe do te kene ne ligat perkatese

– 20 klube gjithsejt dhe te gjitha kampionatet do te kene nje shans per te shkuar ne fazen e kualifikimeve

– Do te kete edhe nje lige te dyte me 20 klube te tjera

– Me pak ndeshje te planifikuara

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %