Postimi i Beatrix Ramosajt për nënën më 8 mars është sheqeri i kësaj dite!

Koha leximit:57 Second

Beatrix Ramosaj sot ka uruar nënën e saj, Antigonën, për 8 Marsin. Këngëtarja shprehet se ajo është kryefjala e jetës së saj. E frymëzon dhe e mbron në çdo gjë.

Ndërkohë, në një tjetër postim, Beatrix ka dhënë dhe një mesazh për të gjitha gratë që kanë lënë gjurmë në jetën e saj, duke e qendërzuar vëmendjen tek e ëma.

“Kur dikush më pyet se kush më frymëzon çdo ditë, më vjen vetëm një emër në mendje dhe ajo është një grua e fortë, frymëzuese, e guximshme, e dashur, suportive dhe e sjellshme, nëna ime”.

“Të dua pafundësisht, mami! Faleminderit që më frymëzon gjithmonë që të jetoj, të dua dhe të qesh”, shkruan këngëtarja e bukur nga Kosova, e cila fitoi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve gjatë Big Brother VIP në Top Channel.

Beatrix aktualisht është beqare. Ajo i ka shkëputur marrëdhëniet me Donald Veshajn, djalin me të cilin u lidh gjatë rrugëtimit të saj në BBV.

Nuk dihet ende arsyeja reale e ndarjes së tyre, por deri tani varianti më i besueshëm është fakti që ajo e braktisi aktorin disa ditë para finales, duke u larguar nga Shqipëria.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %