“Prano ose largohu!” | Alessio Romagnoli për momentin reflekton, oferta e Milanit…

Koha leximit:1 Minute, 54 Second

Në orët e fundit lajmi për një marrëveshje mes Milanit dhe Sven Botman është rikthyer duke pushtuar faqet e para të gazetave sportive. Prandaj kuqezinjtë po përgatiten të marrin lojtarin e fortë holandez te datelindjes 2000, i cili do t’i bashkohet Fikayo Tomorit, përpara Mike Maignan, ish-shok ekipi te Lille…

Siç dihet, Milani tentoi ta blejë lojtarin e Lille që në janar, por rezistenca e klubit francez e pengoi goditjen, duke e shtyrë për në verë. Numerikisht Botman, sipas të gjitha gjasave, do të zëvendësojë Alessio Romagnolin.

Nga La Gazzetta dello Sport, në stendat e gazetave mëngjesin e sotëm, mbërrijnë konfirmimet në lidhje me një ngërç në negociatat mes kuqezinjve dhe kapitenit.

Nga ana tjetër nuk është diçka e re, prej ditësh po ju tregojmë, Milani ka vendosur të vendosë në tryezë një ofertë dukshëm më të ulët, më pak se gjysma e pagës aktuale.

Paga aktuale, rreth 5.5/6 milionë euro neto në sezon, që është përtej çdo logjike: Djalli nuk do të kalojë më shumë se 2.8 milionë euro plus bonuse për kapitenin e tij.

Prano ose largohu. Alessio Romagnoli për momentin reflekton dhe vlerëson ofertat e tjera!

Zgjedhja e zemrës
Për momentin, e vetmja skuadër që ka dalë me një propozim konkret, më të lartë se ai i Milanit, është Lazio. Bardhekalterit përfaqësojne skuadrën e preferuar të tij, pasion qe nuk e ka fshehur kurrë.

Drita jeshile e fundit në kryeqytet nuk ka ardhur ende: Romagnoli është i vetëdijshëm se kjo është një zgjedhje e rëndësishme për karrierën e tij futbollistike.

Një zgjedhje jete, nga e cila është e vështirë të kthehesh. Është e qartë se zgjedhja e Lazios është mjaft e kuptueshme. Zemra nuk është e komanduar, por është e dukshme, deri më sot, se skuadra biancoceleste – thotë edhe renditja – përfaqëson një hap prapa në karrierën e tij!

Nëse për Alessio Romagnolin ka një ngërç në negociata, si për Franck Kessie, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Rafael Leao, Ismael Bennacer dhe Pierre Kalulu.

Së shpejti sulmuesi, mesfushori dhe mbrojtësi do të rinovojne, duke betuar dashurinë për Milanin dhe duke dhënë një tjetër sinjal të rëndësishëm për ata që dyshojnë në projektin e kuqezinjve.

Të tre do të ndjekin kështu Theo Hernandez, i cili nënshkroi vetëm pak kohe me pare…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %