
Presidenti i Ukrainës preket, tregon se sa kohë pa e takuar familjen
Përmes një interviste të dhënë për mediat ndërkombëtare, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se si është jeta e tij tashmë që vendi i tij ndodhet në ofensiven rus.
Presidenti i Ukrainës ka folur nga vendstrehimi ku po qëndron në Kiev dhe është shprehur se dita e tij në këto momente është punë dhe gjumë.
Më pas, Zelensky shtoi se me familjen është parë tre ditë më parë, ose siç e quan ai në mes të ofensives.
Pjesë nga intervista: Gazetari: Si është jeta juaj gjatë pushtimit. Zelensky: Punë dhe gjumë
Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët? Zelensky: Jo Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju I keni takuar?
Zelensky: Përpara ofensives, jo më falni tre ditë më parë, në mes të saj. Në moment një nga personeli afrohet dhe i tregon të rejat e fundit nga fronti. Presidenti kthehet dhe thotë: Ja, kjo është Rusia!