Pronari i një fabrike shkoi për të bërë një kontroll të punonjësve të tij. Kur hyri brenda, sytë i zunë një djalë

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Pronari i një fabrike të madhe shkoi për të bërë një kontroll të befasishëm të punonjësve të tij. Sapo hyri brenda, sytë i zunë një dalë të ri.

Ky i fundit qëndronte i mbështetur pas kolonës dhe nuk bënte asnjë lloj gjëje. Dukej i vetmuar dhe sikur nuk e dinte fiks rolin e tij në fabrikë.

Pronari iu afrua dhe e pyeti: “Sa është paga jote mujore, djalosh?” I riu, i kapur në befasi dhe i sikletosur, iu përgjigj: “2 mijë dollarë, zotëri”. Pronari nxorri portofolin, i zgjati 6 mijë dollarë dhe i tha: “Këtu ke rrogën për 3 muaj, tani ik e mos të të shoh më këtu!”

Djaloshi, i hutuar, mori paratë dhe u largua me nxitim. Pronari i irrituar, iu drejtua të gjithë punonjësve të tjerë duke u thënë një paralajmërim.

“Kjo vlen për të gjithë ju, nuk ju paguaj të mbani shtyllat e fabrikës kot”. Pastaj iu drejtua një punonjësi aty pranë dhe e pyeti: “Kush ishte ai djalë që sapo dëbova nga puna?”

Punonjësi iu përgjigj: “Ai ishte djali që na sjell picat çdo ditë, zotëri!” Mësimi: Mos merr vendime të nxituara, sidomos kur nuk je i qetë. Para se të hedhësh një hap të rëndësishëm, është e këshillueshme që të ndalesh për një çast dhe të mendosh nëse po bën gjënë e duhur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %