Propozim faraonik për sulmuesin: Milani tani është më larg! “Nuk ka firmosur asgjë”

Koha leximit:2 Minute, 1 Second

Thashethemet e merkatos vazhdojnë dhe sigurisht qe deri ne qershor do te degjohen shume emra dhe shume interesime, por qe disa prej tyre jane reale, natyrisht…

Ajo qe eshte e sigurte eshte se shume numra 9 do të ndërrojnë fanella dhe Milani gjithashtu mund të jetë pjesë e këtij mekanizmi!

Djalli në fakt do të duhet të lëvizë në këtë drejtim në rast se Zlatan Ibrahimovic vendos të mos nënshkruajë rinovimin. Dje u fol për shifrat që i propozoi klubi suedezit për të vazhduar: 2.5/3 milionë euro për sezonin 2022/23, pra një zgjatje edhe për një vit.

Ibra është duke e menduar nëse do të vazhdojë aventurën e tij te kuqezinjtë, por me të drejtë ndërkohë Maldini dhe Massara kanë filluar të shikojnë përreth.

Mes emrave të ndryshëm, padyshim që është gjithmonë ai i Andrea Belotti, i konsideruar jo një zgjedhje e parë, por gjithsesi një mundësi e shkëlqyer duke qenë se kontrata e tij është pranë skadimit.

Ditët e fundit është folur për të nga këndvështrimi i Milanit. Qendërsulmuesi i Toros do t’i propozohej drejtuesve të kuqezinjve, si dhe dy sulmues të tjerë që luajnë jashtë Italise: Andrej Kramaric i Hoffenheim dhe Divock Origi i Liverpool.

Maldini nuk duket shumë i intriguar nga këto ide, sepse synimi i tij është të shkojë, në rast se Ibrahimovic nuk do të vazhdojë me Milanin, në një profil të ri dhe me perspektivë.

Scamacca është profili që pëlqehet më së shumti, por negociatat duket të jenë vërtet të vështira, si për kostot ashtu edhe për konkurrencën.

Sipas asaj që raportoi gazetari i njohur kuqezi Rudy Galetti në profilin e tij në Twitter, është një ekip që po bën shumë seriozisht tentativa per sulmuesin e ekipit granata, pikërisht Toronto e Kanadase!

Kanadezët nuk janë të “ngopur” me nënshkrimin e Lorenzo Insigne dhe po vënë bast fort për një tjetër kampion europian me fanellën blu.

Rroga e propozuar për sulmuesin është befasuese: 6 milionë euro neto në sezon plus ndonjë bonus. Gazetari Galletti – ndryshe nga ajo qe ka thene dje Cassano dhe burime te tjera – saktëson se nuk ka kontratë të nënshkruar me Djallin: “Sipas burimeve pranë Belottit, lojtari nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me Milanin!”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %