Milani kërkon penallti, Orsato ngre duart lart! Disa minuta mbrapa dëgjohet fjalia e dyshimtë drejtuar Napolit

Koha leximit:1 Minute, 11 Second

Ndeshje nervoze sot në “Maradona Stadium” mes Napolit dhe Milanit. Arbitri Orsato ka paralajmëruar disa herë trajnerin kuqezi Stefano Pioli madje duke i nxjerrë edhe kartonin e verdhë.

Por, indinjata e teknikut ka ardhur në minutën e 12-të kur Bennacer ka depërtuar brenda zonës së rreptësisë së ekipit vendas, teksa me kokë ia ka kaluar topin Koulibaly që edhe pse është tërhequr e ka penguar algjerianin…

Protesta nga Milani për penallti. Orsato bëhet gati të vërshëllejë por pastaj ndalet dhe ngre duart duke bërë me shenjë se nuk ka asgjë…Kjo ka ndezur jo pak situaten brenda ne fushe me Theon qe ka protestuar ashper.

Ndërkohë, Napoli më pas është ai që kërkon dy herë penallti për ndërhyrje ndaj Osihmen dhe më pas një prekje me dorë të Tomorit (që në fakt e kap gjysmë krah dhe gjysmë gjoks)

Nje pengim brenda zone te Osimhen nga Tomori dhe me pas po mbrojtesi anglez ai qe ul nje top brenda zone. Arbitri ben me shenje qe gjithcka te vazhdoje.

Në atë moment, i acaruar, Orsato dëgjohet të thotë: “E pashë unë, e pashë unë! Vazhdo… Këta duan të më acarojnë sonte…” Drejtuar futbollistëve të Napolit edhe të shtyrë nga publiku.

Në moviolen e Dazn, Marelli komenton faullin e Koulibaly në Napoli-Milan dhe thotë: “Një episod shumë i dyshimtë, vërtet në kufi. Orsato vendosi dhe VAR nuk mundi të ndërhynte sepse ishte arbitri që gjykoi, por dyshimet mbeten”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %