Protesta për naftën? Harrojeni! 5 në 10 shqiptarë hanë vetëm një vakt në ditë

Koha leximit:1 Minute, 15 Second

Sipas statistikave zyrtare nga EUROSTAT, 51% e shqiptarëve që banojnë aktualisht në Shqipëri jetojnë me 3 dollarë në ditë. Pra, hanë vetëm një vakt dhe thjesht marrin frymë.

Duket fjali e tepruar për sytë tuaj? Absolutisht jo. Janë fakte të vërtetuara edhe nga analizat e Bankës Botërore. Gjithashtu 51% e shqiptarëve nuk përballojnë dot asnjë medikament në rast problemesh shëndetësore.

Duke lexuar këto shifra, kuptojmë fare thjeshtë pse askush nuk po reagon për faktin që jemi i vetmi shtet në botë, ku 1 litër naftë kushton sa 3 litra Pepsi në supermarket. Kjo nuk ndosh askund tjetër. Duket si shaka, por është realitet.

Kur 51% e popullsisë nuk ushqen dot barkun, nuk mund të mendojë për makinën, naftën, cilësinë e jetesës, ajrin e ndotur, qeverisjen me probleme apo tema globale.

Me pak fjalë, mos prisni ndonjëherë që shqiptarët të ngrihen për një temë si nafta. Historia ka treguar se 98% e protestave në këtë vend janë bërë nga vetë partitë, me ose pa pagesë.

E keni vënë re? Sot janë zgjedhje të pjesshme lokale dhe kostot e blerjes së naftës janë rekord. Qeveria nuk ka asnjë arsye për ta zbutur këtë klimë, sepse askush nuk bërtet. Askush nuk ndihet. Qeveria e di mirë se populli aktiv nuk jeton më këtu, por gjetkë (Gjermani, Itali, Amerikë, etj).

Edhe qeveria pasardhëse do të jetë njëlloj. Kur ti e di se askush nuk ankohet, nuk e zbut dorën. Përkundrazi, bën edhe më shumë se kaq. Të aftët nuk jetojnë më në Shqipëri. Hajdutët, po.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %