
Pse Arjola nuk i flet më Monikës? Iva Tiço: Ajo kishte 48 orë pa ngrënë…
Gazetarja e njohur, Iva Tiço, ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për rolin e saj si opinioniste në “BB VIP Fan Club”.
Gjatë kësaj interviste, ajo komentoi edhe “ftohjen” mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, të cilat u bënë shumë shoqe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një puntate të “Fan Club” të transmetuar pak ditë para finales së madhe, të gjithë publikut i bëri përshtypje reagimi i Arjolës pas fjalëve të shoqes së saj, Monika.
Si e ka parë Iva Tiço këtë situatë? “Më bëri dhe mua përshtypje, sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar”.
“E pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë”.
“Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja e njohur.