Pse disa njerëz nuk janë infektuar asnjëherë me Covid?

Koha leximit:1 Minute, 36 Second

Mund të ndodhë që jo pak njerëz të njohin dikë që nuk është prekur me Covid, pavarësisht se të gjithë rreth tyre preken. Saktësisht se pse ndodh kjo mbetet mister, por shkencëtarët kanë filluar të gjejnë disa të dhëna.

Për momentin ekziston shpresa se identifikimi i këtyre mekanizmave mund të çojë në zhvillimin e barnave që jo vetëm i mbrojnë njerëzit nga prekja me Covid, por edhe i pengojnë ata që ta transmetojnë te të tjerët.

“Në studimet tona të mëparshme me viruse të tjera, ne kemi parë përgjigje të hershme imune në hundë që lidhen me rezistencën ndaj infeksionit,” tha për Guardian profesor Christopher Chiu në Imperial College London, i cili po udhëheq një studim në këtë fushë. “Së bashku, këto të dhëna nënkuptojnë se ekziston një garë midis virusit dhe pritësit, e cila te pjesëmarrësit tanë ‘të painfektuar’ rezulton në parandalimin e përhapjes së infeksionit.”

Disa prej tyre raportuan disa simptoma të buta, të tilla si hundë e bllokuar, lodhje, por edhe pse këto ndodhin zakonisht në jetën e përditshme, mund të mos kenë qenë të lidhura me ekspozimin ndaj virusit.

“Sido që të jetë, nivelet e virusit nuk u rritën aq sa të preknin nivelin e antitrupave, qelizave T ose faktorëve inflamatorë që zakonisht shoqërohen me simptoma,” tha Chiu.

Studime të tjera sugjerojnë gjithashtu se është e mundur që disa njerëz ta “bllokojnë” virusin gjatë fazave më të hershme të infeksionit, përpara se ai të krijojë një bazë të duhur për të shfaqur simptoma.

Ndoshta, qelizat T që lidhen me kujtesën për rastet e mëparshme të koronavirusit – dmth ato që janë përgjegjëse për ftohjet e zakonshme – reaguan me koronavirusin e ri dhe i mbrojtën këta njerëz nga Covid. Një pjesë e vogël e njerëzve madje mund të jenë gjenetikisht rezistentë ndaj Covid-19. Në tetor, një ekip ndërkombëtar studiuesish nisi një studim global për të gjetur disa prej tyre, me shpresën për të identifikuar gjenet mbrojtëse.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %