Pse e priti sot Erion Veliaj fituesin e Big Brother në bashki?

Koha leximit:1 Minute, 20 Second

Erion Veliaj sot priti në Bashkinë Tiranë Ilir Shaqirin, fitues i Big Brother VIP Albania, të cilin e ftoi të vinte më shpesh në Tiranë. Shaqiri është një balerin legjendar shqiptar në Itali dhe e meriton respektin.

“Jam shumë i lumtur që miku im Iliri është sot këtu, një superçun Tirane, një nga produktet më dinjitoze të Tiranës. Ti je tamam ‘made in Tirana’, ke shpirtin e Tiranës, të dikujt që rrëzohet, por nuk ankohet dhe ngrihet më i fortë”.

“Unë jam krenar për ty që tregon se çfarë është një ‘tirons i vërtetë’. As nuk shtiret, as nuk mburret, as nuk shtyhet, por që ka zemër të madhe për të gjithë, dhe beson te merita dhe puna, si formula e vetme për të ecur përpara në jetë”, deklaroi kryebashkiaku.

Iliri, i emocionuar, tha se e ka gjithmonë në zemër Tiranën. “Kjo është hera e parë që shkel në Bashki dhe është ndjesi shumë e veçantë të takoj Lali Erin, një çun tirons, që e ndjek prej vitesh”.

“Unë e kam jetuar Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj, ndaj kur vajza ime dhe Emanuela vijnë në Tiranë dhe thonë: ‘Sa e bukur Tirana, e sa do doja të jetoja një ditë aty’, më bëhet zemra mal sepse unë me Tiranën jam rritur që i vogël”.

“Ky qytet dijeni se është gjithmonë në zemrën time, pavarësisht se në këto vite kam shkuar e kam ardhur. Me suksesin që kam pasur në Itali, objektivi im ka qenë: T’i jap vendit tim, vendlindjes sime, një perspektive, që është ëndrra e të riut, ëndrra e një talenti”, tha Iliri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %