Pse është kaq i rëndësishëm shëndeti i syve, disa këshilla shumë të rëndësishme

Koha leximit:1 Minute, 33 Second

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Simptomat e Lodhjes së Syve
Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë: Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve. Lotim ose tharje e syve.

Shikim i mjegulluar. Dhimbje koke. Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës. Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës. Vështirësi në përqendrim. Vështirësi në hapjen e syve.

Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve. Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë: Përdorimi i pajisjeve dixhitale.

Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim. Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal. Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë. Tharja e syrit. Stresi dhe lodhja. Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë.

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve: Ekrani reflekt. Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur. Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar. Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %