Pse izraelitët po blejnë kaq shumë telefonë të vjetër “Nokia”?

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, pasi kanë frikë se mos përgjohen. Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit.

Arsyeja kuptohet: izraelitët nuk duan t’u përgjohen celularët me softuer të sofistikuar. Ky mobilizim erdhi pasi ata u njoftuan se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh.

Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.

Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar gjithashtu nga policia.

Si rrjedhojë brenda një jave u shitën 4000 modele të vjetra të Nokias. Ju me siguri që i mbani mend këto modele celularësh, që dikur ishin opsioni i vetëm në vendin tonë.

Nëse edhe ju keni frikë se mos dikush ju përgjon, ja tek e keni zgjidhjen. Provoni celularët Nokia. Janë të sigurt, por edhe të lirë, sepse nuk janë celularë inteligjentë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %