Pse pranoi të bënte këngë me Luana Vjollcën? Mjeshtri Bujar Qamili e thotë troç

Koha leximit:57 Second

Këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili solli 3 vite më parë këngën “Mi dhe flakë mallit tim’, një bashkëpunim me moderatoren Luana Vjollca.

Në atë kohë, kjo e fundit ishte më shumë e fokusuar te moderimi dhe nuk ishte bërë ekzaktësisht pjesë e tregut muzikor. Kjo ka bërë që edhe Bujari, i cili njihet si “bylbyli i Shkodrës” të marr shumë komente.

Ditën e sotme, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se edhe nëse do t’i jepej sërish mundësia do ta pranonte Luanën, pasi ajo është e veçantë.

“Në rastin tim, ajo këngën e ka bërë për qejf. Kush është ai që nuk e pranon Luanën. Edhe po të mos ishte kjo që është, unë këngën do ta kisha bërë.

Kënga është bërë për qejf, Luana këngën nuk e ka bërë për tu bërë këngëtare, po për ta pasur për vete, ta dëgjonte në makinë, e ka bërë për qejf. Edhe unë do ta bëja sërish këngën se është Luana në mes”, tha Bujar Qamili.

Kujtojmë se bashkëpunimi mes Luanës dhe Bujar Qamilit “Mi dhe flakë mallit tim” numëron mbi 17 milionë klikime në Youtube.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %