Pse të gjithë ju thonë se duhet të hani lakra të kuqe? Mësojeni sot

Koha leximit:49 Second

Lakra e kuqe është një nga përbërësit më të mirë që mund të konsumoni. Përmban vitamina dhe lëndë minerale, duke e bërë atë një aleate për shëndetin.

Forcon sistemin imunitar: Lakra e kuqe përmban vitaminë C dhe K si dhe minerale thelbësore. Vitamina C vepron si një antioksidant i fuqishëm, duke luftuar inflamacionin, infeksionet dhe duke e mbajtur trupin të shëndetshëm.

Zorrë e shëndetshme: Fibra e patretshme në lakrën e kuqe ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes për të parandaluar kapsllëkun. Lëngu i saj e mban sistemin e tretës sa më të shëndetshëm.

Lufton inflamacionin: Lakra e kuqe përmban fitonutrientë, të cilët janë përbërës natyralë anti-inflamatorë. Është një “ilaç” natyral për fryrjen dhe inflamacionin.

Lufton sëmundjet kronike: Lakra e kuqe përmban antioksidantë, që luftojnë sëmundje të tilla si sëmundja Alzheimer, sëmundja Huntington dhe sëmundja Parkinson.

Nëse keni ndonjë pyetje ekstra apo vërejtje, pres komentet ose mesazhet tuaja. Më gjeni në dy faqet e mia zyrtare në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %