Pse zgjodhi emrin Vjosa për vajzën? Florjan Binaj zbulon arsyen e veçantë

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Aktori shumë i dashur i publikut shqiptar, Florjan Binaj, më datë 20 janar u bë baba për herë të tretë. Lajmi i surprizoi të gjithë pasi ata e kishin mbajtur të fshehtë këtë lajm.

Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa, ashtu si emri i lumit. Florjani, i cili ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenj për shpalljen e Vjosës në Park Kombëtar, ka treguar së fundmi se morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku pikërisht në këtë lumë.

Ai tha se nuk kishin si t’i vendosnin emër tjetër vajzës, ndërsa shtoi se është i pakënaqur me shpalljen e lumit Vjosa si Park Natyror.

“Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë”.

“Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall Park Natyror dhe jam i pakënaqur, sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron”.

“Nuk do reshtim betejat për ta shpallur park kombëtar”, tha aktori i njohur i programit “Portokalli”. Për Vjosën ka bërë qëndresë edhe aktori i madh, Leonardo di Caprio.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %