
Pulpa e prerë, Giroud qetëson tifozin e vogël dhe ndalon makinën: “Jam një luftëtar” – VIDEO
Olivier Giroud është protagonisti i momentit te Milan. Pas dygolëshit në derbi, sulmuesi francez i dha skuadrës së Stefano Piolit një tjetër sukses thelbësor ndaj rivalit tjetër të Scudetto-s, Napolit.
Pasi shënoi ne Maradona Stadium, francezi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit. Në pjesën e parë ai kishte pësuar edhe një ndërhyrje të keqe nga mbrojtësi napolitan Koulibaly, i cili i kishte shkaktuar një plagë të thellë.
Pas ndeshjes, vetë Giroud tregoi në Instagram foton e prerjes së keqe ne pulpe, duke komentuar: “Pa dhimbje, nuk ka përfitim”. Me atë rast arbitri Orsato vetëm e kishte paralajmëruar me te verdhe senegalezin per nderhyrjen e ashper.
Ditën e sotme sulmuesi është ndalur për të folur me tifozët, siç ndodh shpesh, dhe është treguar shumë i sjellshëm me një fëmijë që shqetësohej se si ishte gjendja e tij.
Sulmuesi u përgjigj: “Jam mirë, jam stërvitur dhe kam vrapuar, jam një luftëtar”. Episodi u përjetësua në një video, të postuar në Twitter nga gs.graphics01.
Giroud simpaticissimo, un bambino gli ha chiesto come stava dopo l’infortunio e Oli ha detto: si sto bene, mi sono allenato e ho corso, sono un guerriero
Oli❤️ pic.twitter.com/Y8KVbx23ru
— gs.graphics01🏆🇮🇹 (@Galassiarosson2) March 9, 2022
Qendërsulmuesi i kuqezinjve u tregua edhe një herë shumë i dobishëm me tifozët. Ndaj duket se dëmtimi nuk mund ta pengojë të kthehet menjëherë në fushë: një aksident pa pasoja të rënda.
Një lajm shumë pozitiv për Milanin që po mbështetet në golat e tyre për momentin, pavarësisht rikthimit të Ibrahimovic.